Mospajtim me Albanizimin por edhe që Amerikanizmi quhet Globalizëm
Nik Gjeloshaj, deputeti shqiptar i Malit të Zi ka mbajtur një fjalë në parlamentin malazez ku ka shfaqur mospajtimin e tij me fjalorin e Akademisë Malazeze të Shkencave, në të cilën përcaktohen terma si albanizim apo Albanizirati dhe që globalizimi perifrazohet si amerikanizëm. Më poshtë fjala e plotë e deputetit dhe argumentat pse ai është kundër fjalorit.
Të nderuar qytetar të Malit të Zi. Në fillim të diskutimit nuk do i kushtohem pikës së rëndnit të ditës, por asaj pike që këto ditë ka pasur vëmendjen time por edhe bashkëqytetarëve të mijë. Bëhët fjalë për fjalorin e akademisë së shkencave dhe arteve të Malit të Zi. Shoh se mediat në Mal të Zi nuk kanë interes, po ashtu edhe partitë politike, por unë do reagoj pasi shoh se ka pasur një reagim ndaj deklarateve të mia nga Akademia e Shencave e Malit të Zi. Kjo akademi e mbështetur në titullin e reagimit, thotë se unë duhet të lexoj me kujdes fjalët e këtij fjalori. Sipas tyre në fjalor thuhet: Shqiptar është ai që është banorë i Shqipërisë ose ka origjinën nga Shqipëria.
Të nderuar qytetar, unë jam shqiptar, nuk jam banorë i Shqipërisë, lind e rritur jam në Mal të Zi si, shqiptar autokton. Kjo është një nga fjalët e lexuar me kujdes, nëse ju e vlerësoni ndryshe, nëse ju e vlerësoni që ne shqiptarët që jetojmë në Mal të Zi jetojmë edhe në Shqipëri është çështje e organeve të shtetrore malazeze. Albanizim- shqiptarizm, do thotë imponim i gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare. Kur flasim për procese tjera, nuk e definoni si imponim, vetëm në këtë proces. Më tej edhe më e kontestueshme është fjala në fjalor. Thoni çka do thotë Albanizirati, dhe e sqaroni. Edhe pse Malësorët janë albanizu.
Unë jam Malësor nuk jam i albanizuar dhe thoni se e folura e tyre dallohet nga e folura standarte e çështje tjera. Për mua edhe një çështje më e kontestueshme, është Amerikanizimi. Në mes tjera thoni, që në kohet moderne quhet globalizim por në fakt është Amerikanizim, ndërhyrje e vrazhdë në punët e brendëshme kështu ju e përcaktoni. Mendoj se një përcaktim të till as Putin nuk do e bënte. Të nderuar kolegë deri sa Akademia e shencave e malit të zi përcaktohet në këtë mënyrë ndaj shqiptarëve, nuk duhet askënd të çudisë dallimi etnik që egziston në Mal të Zi.
Unë do jap kontributin tim që këto dallime etnike të zvoglohen dhe me mjetet politike fuqishem do luftoj kundër kokave të nxehta nga Akademia e Shkencave e Malit të Zi. Gjatë jetës time kam dhën kontributin tim që pozita e shqiptarëve në Mal të Zi të përmirësohet. Shqiptarë në Mal të Zi janë popull shtetformues, nuk kanë ardhur në këto troje, nuk i kemi imponuar askuj asgjë, nuk kemi okupuar asnjehëre askënd, ne jemi popull autokton në këto treva.
Ky parlament, përfaqësuesit e qytetarëve të Malit të Zi, përfaqësuesit e gjithë popujve në Mal të Zi, duhet të denojnë shpërndarjen e të pa vërtetave që bëhen ndaj popullit më të vjetër në këto zona. Sado që të jetë e rëndësishme séanca e sotme, për mua dhe partinë tonë më e rëndësishmja është mbrojtja e popullit tonë nga këto sulme brutale. Falenderoj vetëm Partinë Socialdemokrate të Malit të Zi që ka kërkuar të përmirësohet gabimi.
Falenderoj studjuesen Jelena Shushanj e cila profesionalisht dhe me kompetencë të lartë ka sqaruar gabimet. Unë ndjej keq ardhje, kur pash fotografitë nga promovimi i këtij fjalori pash Jevrem Brkoviqin, të cilit I kam lexuar ditarin dhe në një moment e shkruan se kur e ka pasur më vështirë në jetë ka kërkuar dhe është mbrojtur nga malësorët shqiptarë. Unë cudimet se si ai nuk foli dhe nuk u kujdes më shumë se çka promovon. E sidomos nuk di cfarë të them për ish- shqiptarin Zuhdi Hoxhiq i cili atje ishte ulur dhe nuk ka vërejtur atë cfarë është shkruar këtu. Unë apeloj tek organet shtetrore të reagojnë që pas disa viteve fëmijët, studentët ata të cilët shkollohen të mos mësojnë shtrembërime.
Add new comment