Raporti psikologjik për Fullanin: “I shqetësuar për stabilitetin ekonomiko – financiar të vendit. Pagjumësi dhe mungesë oreksi”

Postuar në 20 Maj, 2016 17:49

19 faqe analizë psikologjike për Ardian Fullani. Arrestimi i tij dhe shkarkimi nga detyra e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, kanë sjelle pasoja për shëndetin dhe qëndrueshmërinë psikoogjike, të gjitha të analizuar nga psikologia Jonida Haxhiu, përcjellë nga “Panorama”. “Dëmi psikologjik, moral e ekzistencial i shkaktuar tek ish-Guvernatori, pas shkarkimit nga puna, është në nivel maksimal”, shkruan psikologia në raportin e vet, administruar dje si provë nga Gjykata Administrative. Ky dëm maksimal rikuperohet me 40 milionë lekë që ka kërkuar Fullani, i cili nëse fiton duhet rikthyer në detyrë, pasi u tregua i zoti që jo vetëm të thotë se nuk ka faj që 700 milionë lekë fluturuan, por edhe se po merr dëmshpërblim. Më poshtë pjesë nga raporti, që po e riprodhojmë, gjithnjë me vetëdijen se ai nuk është më pjesë e privatësisë, por interes publik, sa kohë që do japim lekë që të marrë veten ky shtetar i i goditur keq.

Paditësi është ndjerë gjithnjë i pafajshëm dhe në asnjë rast nuk kishte menduar se mund të kishte ndonjë implikim të tij në lidhje me çështjen e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Në çdo moment gjatë intervistave shqetësimi kryesor, ndërsa u përgjigjet pyetjeve, ka rezultuar të jenë ngjarja e ndodhur dhe evidentimi i masave që duhej të merreshin për të mos rrezikuar stabilitetin ekonomiko-financiar të vendit. …

Ai vazhdon të shprehë keqardhje të thellë që kjo ngjarje ndodhi në institucionin që ai drejtonte, suksesit dhe mbarëvajtjes së të cilit ai i ka kushtuar pothuajse gjithë jetën e tij profesionale.

Insiston të përsërisë faktin se ngjarje të tilla, në përmasa të tilla, kanë ndodhur dhe në shumë banka të tjera qendrore, si Banka e Anglisë, Banka e Francës e shumë banka të tjera të rëndësishme në botë, por analizimi i situatës dhe nxjerrja e përgjegjësive ka qenë krejt e ndryshme nga ajo që ndodhi në Shqipëri.

Stresi ndikon te të gjitha organet jetësore dhe jep një sërë problemesh, si dhimbje koke, këputje fizike, lodhje etj. Z. Ardian Fullani thotë se këto simptoma e kanë shoqëruar gjithë kohën dhe vazhdojnë të jenë të pranishme në një intensitet të konsiderueshëm.

Pagjumësia është një tjetër simptomë shoqëruese e situatave stresante. Është krejt normale që në ngjarje të rënda të përjetohen probleme të mëdha me gjumin, vështirësi për të zënë gjumë, gjumë i parehatshëm dhe ndjesi ankthi, apo edhe kur arrinte të flinte, situata që vazhdojnë të jenë prezente për shumë kohë pas ngjarjes.

Stresi ndikon menjëherë edhe në zakonet e ushqyerjes së individit që e përjeton atë. Ai mund të shfaqet me shtim ose reduktim të oreksit. Ardian Fullani thotë se kjo situatë stresante ka sjellë reduktim domethënës të oreksit dhe mungesë totale e dëshirës për t’u kujdesur për veten”.

Comments

Submitted by Pesanjosi (not verified) on

Aman kush po flet.
Pesanjosi i dreqit. Asnje provim nuk merrte dot vete, pa u fute mik i Jati, Jani Fullani (vertet burre zotni), tek Dekani Deko Rusi, ne ate kohe.
Po ti shikosh listen e notave, vetem me pesa.
Ne saje te meritave te babait, beri karriere si bankier, dhe rrofte Ramiz Alia per kete model, qe e lidhi me Italianet per t'u bere perfaqesuesi i pales shqiptare ne banken e pare Italo-Shqiptare.
Ama sa per trute e ketije modeli, nuk vlejne per te shkuar as ne WC.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.