Greek Nights by Keli in "Santa Quaranta". Komentet, "Baroni zemërmirë i LSI-së mban me bukë 400 familje"

Postuar në 17 Maj, 2016 11:38

Emri i Keli Balilit ka tërhequr vëmendjen e mediave greke jo vetëm sepse mbeti në rrjetën e policisë së Atikës, e cila arriti të çmontonte organizatën kriminale që drejtohej nga Shqipëria, për të cilën shumë polici europiane kishin dijeni, por nuk kishin mundur të gjenin prova të mjaftueshme. Shqiptari që furnizonte me kanabis dhe kokainë gjithë Europën ishte njohës i mirë i gjuhës greke dhe dashamirës po ashtu i muzikës greke. Portrali neësit.gr shkruan se në hotelin e tij, "Santa Quaranta", i vetmi me 6 yje në Shqipëri, kanë performuar emra të njohur të muzikës greke, pasi Keli ishte ideatori i Greek Nights in "Santa Quaranta". Hyrja për klientët ishte vetëm 50 euro. Emra si Despina Vandi, Jorgo Tsaliki, Mihalis Hatxigianis apo Stavento kanë kaluar këtë verë nga resorti i Balilit. Filli i gjithë rrjetit u arrit të zgjidhej pas arrestimit të një kamionisti në Patra që i dha policisë greke të dhëna të mjaftueshme për të mbërritur në gjurmët e Klement Balilit. http://www.newsit.gr/egklhma/O-ntalikieris-stin-Patra-martyrise-ton-varo...
Klement Balili ka qenë personazh i njohur për qytetin dhe perceprimet për shpalljen e tij si koka e trafikut të drogës kanë ngjallur reagime të ndryshme, ku nuk mungon solidariteti për njeriun që pavarësisht me çfarë merret mban me bukë 400 familje. Po shkëpusim disa prejt tyre të marra nga faqja Sarandweb.net.http://sarandaweb.net/pd-se-sarande-zgjidhet-gjuha-triumfuam-mbi-oligark...
Turi Aroma Sarande...Une jam me pd por nuk mund te flas per nje njeri si Keli Balili ka diference ky njeri me pushtetaret ky i ndihmon dhe i puneson njerezit se vetem ne biznese private sa familje mban ky njeri me buke. Kurse pushtetaret vetem e kane vjedhur ate popull me tenderat e tyre dhe e kane shitur vendin e punes nuk jam dakort te merreni me individin Kelin ate e duan te gjithe ai i ka bere nder atij qyteti me investimet e tij dhe te vellezerve te tij nuk me intereson ku i gjeti leket e di qe nuk ka vrare njeri.
Genti Frëngu...Lexoj shume komente te tipit; burre i nderuar , deputet i nderuar etj, dhe me kujtohen historite e treguara ne dokumentare e filma te ndryshem italian ... edhe Cosa Nostra dhe kreret e saj kishin nje reputacion te jashtezakonshem ne Siçili, madje ishin shume te nderuar pasi ndihmonin te varferit nderkohe askush nuk donte te dinte se nga vinin gjithe keto para por mjaftoheshin te mbushnin barkun. Sigurisht askush nuk i kishte pare ata krere dhe padrino te vrisnin njerez ne mes te qytetit...
Rudi Butique Sarandë...Mos llapni kot se Balilajt mbajne mbi 400 familje me buk ne Sarand kan punesuar njerez qe kan nevoj per roga si skeni turp doni ta renoni vendin ton doni ta shkatroni perfundimisht turizmin te sarande.
Drino Cami....A clat koqen e namit zini ata qe e vjedhin popullin e jo ata qe e ushqejn kete popull KLEMENT BALILI ka qen esht dhe do te mbeten ZOTERI BURRE shume ndryshe nga ju te tjeret.
Saimir Ruli....Arben ristani te vij te paguaj rakit qe ka mbetur borxh te lokalet e sarandjotve ne 2013 dhe mos te miret me shpifje dhe mashtrime per vell balilaj sepse jugu e di fare mir se cfar njerez jan,sa kan ndihmuar,dhe sa kan fut ne pune,turp tju vij juve qe mereni akoma me keto mashtrime.
Diana Covoli..po me cer lekesh i beri mo gjithe keto ndertime ? e pse iku kur eshte i pafajshem? ku e gjeti pasurine ky nga delvina more car shiti gomeret apo sallate ?e dhit kete vend nga te gjitha anet me car i mban familjet me buke me leket e droges
Cole Shyreye...SI KI DJAL I KA TE RALL SARANDA LERENI DJALIN SARANDJOT SE MBAN QINDRA FAMILJE ME PUN E ME BUK QE KAN RESPEKT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.