Klinton-Tramp 227-143, ndërsa 168 vota elektorale janë në diskutim
Zgjedhja e presidentit të SHBA-së bëhet në mënyrë të tërthortë, përmes kolegjit elektoral. 50 shtetet e federatës dërgojnë përfaqësuesit e vet në kolegjin elektoral, në përpjestim me popullsinë e secilit (gjithsej 538 përfaqsues). Në shumicën dërrmuese të shteteve, nëse një kandidat e fiton garën e shtetit qoftë edhe me 0.1% më shumë vota të qytetarëve, ka të drejtën të dërgojë në kolegjin elektoral të përzgjedhurit e vet nga ai shtet.
Portali amerikan RealClearPolitics ka bërë një përmbledhje të të gjitha sondazheve të zhvilluar deri më sot në të 50 shtetet e SHBA-së. Nga kjo përmbledhje rezulton se në një përballje Klinton-Tramp, Hillari ka aktualisht 227 vota elektorale të sigurta ose pothuaj te sigurta dhe Trampi 143. Ndërsa 168 vota elektorale janë në diskutim. Një kandidati i duhen të paktën 270 vota elektorale, për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë
Shtetet në diskutim janë Arizona, Colorado, Florida, Georgia, Indiana, Iowa, Missouri, Nevada, New Hampshire, North Carolina, Ohio, Pennsylvania dhe Virginia.
Add new comment