Tiranë-Durrës, me siguri që Haxhinasto po pret aksidentin e radhës që "të bëjë pakëz dritë"
Po debatohet shumë për akaidentin tragjik të Kavajës, ku humbën jetën dy fëmijë. Pas një heshtjeje të gjatë inkriminuese dhe procedimeve penale nga Prokuroria e Kavajës për disa zyrtarë të ARSh-së, dje një spcialist aksidentesh në Ministrinë e Transporteve, doli në një prononcim televiziv duke deklaruar se vetëm 4% e aksidenteve ndodhin për shkak të sigurisë në rrugë. Pra për shkak të rrugëve. Me idenë se aksidenti i Kavajës është edhe përgjegjësi e drejtuesit të mjetit. Por çfarë do na thotë ky zotëri dhe pas tij, ministri syulur e gojëqepur, Edmond Haxhinasto, kur edhe aksi Tiranë-Durrës ka këto kushte ndriçimi natën? Dhe nuk është hera e parë që denoncohet kjo gjendhe skandaloze, përgjegjëse e humbjes se dy jetëve.
PS: Foto nga "Jeta osh Qejf".
Add new comment