PD-ja "nxjerr" LSI-në nga qeveria
Dy ditë pasi në media dhe në skenën politike është konsumuar çështja "Balili" ka dalë në një deklaratë për shtyp edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha. "Me bekimin e ministrit te brendshem dhe nen mbrojtjen e policise Klement Balilaj prej dy ditesh eshte arratisur dhe nuk gjendet. Kjo nuk eshte rastesi por sherbimi i fundit pas lehtesirave per trafikun e droges qe Sajmir Tahiri i beri Klement Balilajt. Per 3 dite me rradhe Tahiri u mundua te bindte qytetaret se Klement Balilaj ortak ne trafikun e droges i vellezerve Habilaj kusherinj te ministrit te brendshem eshte i pafajshem edhe pse CNN e cilesonte si Eskobari i Ballkanit. Dhe pikerisht arratisja e tij vjen pas pamundesise se Sajmir Tahirit per ti pastruar dosjen sepse hetimi eshte kryer nga DEA amerikane dhe policia greke. Loja me ka kerkese, ska kerkese, ka dosje ska dosje eshte ne hetim nuk eshte ne hetim, eshte i PS eshte i LSI, nuk eshte gje tjeter vecse dhenie kohe Klement Balilaj per te kryer pikerisht kete akt, arratisjen", tha ndër të tjera Basha. Një deklaratë që shoqërohet edhe me fotomontazhin e mësipërm. Marrëdhënia politike mes palëve duket se është degraduar derisa në polifoton që opozita përgatit për qeverinë figurojnë personazhe të shumëpërfolur. Përveç Metës dhe LSI-së natyrisht.
Add new comment