"Kelly", pseudonimi i Klemend Balilit
Gazeta “Kathimerini” ka zbardhur të tjera detaje mbi dosjen e organizatës ndërkombëtare të trafikut të drogë ku është i implikuar Drejtori i shkarkuar i Transportit të Sarandës, Klemend Balili. Në dëshminë e oficerit të Prokurorisë nënvizohet se rolin udhëheqës në Organizatën Kriminale e kishte 50 vjeçari shqiptar Dhimitër P, rezident Belgjikë. Ai përdorte pseudonimin «Valter», posedon shtëpi në Tiranë dhe Athinë, në bankat greke iu gjetbn depozita (366.000 euro), nb Shqipëri (460,000 euro) dhe në Belgjikë (100.000 euro). Si anëtar udhëheqës i organizatës ishte 44-vjeçar shqiptar Clement B. ose «Kelly», kundër të cilit është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar”-thuhet në shkrimin e gazetës. Ky është dhe emri që Drejtori i Transportit mban në faqen e tij ne Facebook, https://www.facebook.com/keli.balili.9/photos?source_ref=pb_friends_tl
Add new comment