Amendament për të penguar rikthimin e Kokëdhimës në politikë
Me qëllim ndalimin e rikandidimit të ish-deputetit Koço Kokëdhima, të cilit Gjykata Kushtetuese i ndërpreu mandatin për përfiitime të fondeve publike, Partia Demokratike i propozon parlamentit një amendament që synon të pengojë rikthimin e tij në politikë. “Partia Demokratike depoziton sot ne parlament Amendamentin e Dekusarizimit: Ndalimin e rikandidimit ose emerimit ne funksione publike te atyre qe humbasin mandatin e deputetit sepse shkelin Kushtetuten duke zhvatur parate dhe pasurite publike te shqiptareve”-thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike. Në reagimin e tij pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Koço Kokëdhima tha se ky nuk është fundi i angazhimit të tij në politike, por një fillim i ri.
Add new comment