Shqiptarët sigurimin e jetës ja lënë fatit

Postuar në 08 Maj, 2016 15:26

Shqiptarët kontribuojnë fare pak për të siguruar jetën pranë kompanive të sigurimeve. Ndërsa sa i përket makinave sigurisht që ato sigurohen, pasi ky sigurim është i detyrueshëm. Referuar tregut shqiptar afro 67 % të tregut të sigurimeve në Shqipëri e zë sigurimi i detyrueshëm dhe pjesa tjetër që mbetet është sigurimi vullnetar, ku jeta zë një përqindje minimale. Në një treg të zhvilluar si ai i Francës, sigurimi i jetës zë 60 % të tregut.

Në një intervistë për TemA TV, Dorina Hoxha, Përgjegjëse e Departamentit të Klientit, në Kompaninë AXA në Francë, thotë se qytetarët shqiptarë ende nuk kanë kulturën e duhur për të siguruar jetën dhe pronën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.