Në Britani diskutohet vendosja e vetos për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Ndërsa në Shqipëri hapja e negociatave të anëtarësimit me BE projektohet si një sukses dhe objektiv që varet vetëm nga një reformë, në Britani diskutohet bllokimi i anëtarësimit të disa vendeve që konsiderohen të rrezikshme, mes të cilave edhe Shqipëria. Ministrja e Brendshme e Britanisë, Theresa May u pyet nëse Britania duhet të lejojë vende si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia të bëhen anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Evropian. Ajo u përgjigj se "Këto janë vende me një nivel të lartë të varfërisë, probleme të rënda të krimit, korrupsionit madje edhe të terrorizmit "-duke shtuar se " Ne duhet të pyesim nëse BE-ja duhet thjesht të vazhdojë zgjerimin, duke siguruar të drejta të barabarta mes anëtarëve të rinj dhe anëtarëve themelues të Bashkimi Europian ".
Deklarata e ministres u dha mundësinë mbështetësve të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian të adresojnë një sërë pyetjesh për kryeministrin Cameron. Iain Dincun Smith, ish-ministër i Punës deri para 2 muajsh në qeverinë Kameron tha se “Ministrja e Brendshme ka të drejtë të jetë e shqetësuar në lidhje me vendet e rrezikshme si Shqipëria dhe Turqia, të cilat mund të pranohen në BE . Nëse këto vende do të hyjnë në BE, do të jenë një barrë për sistemin tonë imunitar, shkollat dhe familjet tona "
Ai argumentoi se hyrja e këtyre vendeve do të sillte "vetëm rritje të rrezikut të krimit dhe terrorizmit." Përkrahësit e tjerë të daljes së Britanisë nga BE i janë drejtuar kryeministrit David Cameron me pyetjen. "A jeni i gatshëm të vini veton për hyrjen e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Turqisë në BE në këto kushte?".
http://www.telegraph.co.uk/news/2016/04/25/eu-referendum-uk-eu-migration...
Add new comment