Mbi kostot përvëluese të reformës në drejtësi, Meta: “Ngjalat nuk djegin dhe as përvëlojnë”
Zoti Meta, z. Rama ka deklaruar se do të ketë kosto përvëluese për ata që pengojnë reformën në Drejtësi? Si duhet kuptuar kjo deklaratë?
Duhet kuptuar për atë që është: një deklaratë e z. Rama.
Pra përvëluese?
Unë për vete përvëlimin e lidh me dy përvoja shumë pozitive: përvëlakun dhe qullin. Nuk jam i sigurtë nëse z. Rama i ka provuar këto dy gatime të mrekullueshme të popullit tonë.
Populli thotë se “kur digjesh nga qulli i fryn edhe kosit”. Mos po nënkuptoni se z. Rama është djegur dhe tani ka humbur ndjeshmëritë dhe po godet kuturu?
Aspak. Ku të jetë djegur z. Rama vallë? Flas për përgjegjësitë e mia dhe ju mund ta dini se “ngjala nuk të djeg”.
Çfarë të bën ngjala z. Meta?
Pyesni z. Rama më mirë.
Intervistoi: Shaptilografisti
Add new comment