Vetëm dy kompani interes për aeroportin "Zayed bin Sultan Al Nahyan" të Kukësit

Postuar në 23 Prill, 2016 10:09

Pas rishikimit të marrëveshjes konçesionare me gjermanët e TIA-s, i është hapur rruga funksionalizimit të aeroportit të dytë civil në Shqipëri, atij të Kuësit. Ende nuk ka një emër të zyrtarizuar për investitorin që do ta marrë përsipër menaxhimin e aeroportit, por bëhet me dije se të paktën dy kompani të huaja kanë shprehur interes, Ryan Air dhe ëizz Air. “Ne po presim ofertat nga investitorët që duan ta marrin në menaxhim. Një ofertë ka ardhur nga kompania hungareze ëizz Air, e cila përpos kërkesës së shkruar ka bërë edhe inspektimin e aeroportit gjatë këtyre ditëve. Por, jemi të hapur edhe për oferta të tjera, deri sa të vendosim përfundimisht për të”, shprehen burime nga Ministria e Transporteve. Aeroporti i Kukësit "Zayed bin Sultan Al Nahyan" është aeroporti i dytë civil në Shqipëri. Ai mban emrin e ish-emirit (mbretit) Sheh Zayed bin Sultan bin Zayed Al Nahyan të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ndërtimi i këtij aeroporti nisi në muajin maj të vitit 2002. Ky aeroport shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarë, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri 5 aeroplane. Aeroporti është i pajisur me të gjitha mjetet e kontrollit të hapësirës ajrore.

Comments

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

Me sa kuptohet, ky aeroport, do te jete aeroporti i fukarenjve.
Rrezik, qe Tirane - aeroport Kukes, te behet linje e rregullt autobuzi, etj, etj, mbasi te gjithe do te frekuentojne Kukesin.
Nuk ka me budallenj qe te blejne bileta aeroplani, 70 der 80 % me te shtrenjta, kur nje vajtie me autobuz ne Kukes, nga Tirana, nuk kushton me shume se 500 leke., mbasi 142 km eshte kjo distance. Me afer Kukesi se sa Vlora nga Tirana prej 160 km.
Kush ka para, te investoje ne hotele e restorante fukarenjsh ne Kukes.
Rrofte Kukesi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.