Opozita mesazh qytetarëve: Armatosuni të mbroheni. Qeveria bandë kriminale
Arrestimi i Emiljano Shullazit ka qenë pjesë e debateve në seancë plenare, në të cilën ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar edhe mesazhin e fundit, i cili edhe mund të quhet disi radikal. “Gjatë qeverisjes sime, Shullazi është arrestuar 4 herë. Shullazi është skandali i radhës i kësaj qeverie. Kjo qeveri është e përfshirë në skandale të pafundme. Të gjitha këto vetëm për një arsye, për shkak të lidhjeve të ngushta të Shullazit me Ramën dhe Tahirin. Rama e ka shndërruar qeverinë në një organizatë kriminale. I sugjeroj qytetarëve të armatosen me armë për të mbrojtur pronat, bizneset, vatrat e tyre, sepse nuk kanë asnjë siguri. Nëse kjo qeveri, si organizatë kriminale, kërcënon opozitën me banda kriminale, të jeni të bindur se shqiptarët do t’ua kthejnë me të njëjtën monedhë, ku nuk mund të gjeni dot vrimë miu ku të futeni. Duhet t’u jepet e drejtë qytetarëve të mbajnë armë, sepse me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, nuk ka qetësi. E përsëris, shqiptarët të sigurojnë armë për t’u mbrojtur”, tha Berisha.
Comments
Ka luajtur nga mendja.
Ka luajtur nga mendja.
E ka fajin, e shoqja, Liria, qe e len te dale nga shtepia.
Keshtu sic po ben ky, jo vetem vehten, por edhe femijet po i merr ne qafe.
I bej thirrje te shoqes, qe t'a qetesoje, e mos te dale Saliu, ne parlament, te pakten nja gjashte muaj.
Add new comment