Afrimi me Iranin, Obama në Riad për të qetësuar aleatët arabë
Për të katërtën herë dhe të fundit mbërriti në Riad të Arabisë Saudite, presidenti amerikan Barak Obama. Vizita vjen në një klimë mosbesimi mes dy vendeve aleate për shkak të qasjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit. Ndryshe nga vizitat e tjera presidenti Obama nuk u prit në aeroport nga mbreti i Arabisë, Selman dhe për të parën herë televizioni kombëtar nuk transmetoi live mbërritjen e kreut të Shtëpisë së Bardhë në aeroportin e Riadit. Gjatë vizitës dy ditore në Arabi, presidenti amerikan do përpiqet të qartësojë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për sigurinë e vendeve të Gjirit Persik dhe aleatit të saj historik, Arabisë Saudite, prodhuesi më i madh i naftës në botë. Bisedimet kanë në fokus luftën kundër organizatave xhihadiste dhe fundin e përplasjeve në zonën mes Sirisë, Irakut dhe Jemenit. Sot presidenti Obama do të mbledhë krerët e 6 vendeve të Gjirit Persik, Arabisë Saudite, Bahreinit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Kuvajtit, Katarit, të cilat përveç Omanit janë vende me shumicë sunite. Ata i konsiderojnë shiitët e Iranit si një kërcënim për sigurinë e tyre.
Add new comment