BE, presion Maqedonisë t'u japë azil refugjatëve
Maqedonia duhet t’u japë azil refugjatëve që për momentin gjenden në territorin e saj, sepse këtë e kërkojnë rregullat ndërkombëtare. Zëdhënësja e komisionerit evropian për migracion dhe punë të brendshme, Dimitris Avramopoulos deklaroi për NOVA se Maqedonia duhet të fillojë t’i shqyrtojë kërkesat për azil të refugjatëve që gjenden në territorin e saj. Ata persona që kanë të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare duhet t’u jepet azil në Maqedoni dhe vendi duhet të përpiqet t’u sigurojë kushte për jetë me dinjitet. Mes tjerash tu sigurojë, për shembull, orë për mësim të gjuhës që t’ua hap tregun e punës, që të mos jenë gjatë barrë për buxhetin e Maqedonisë. Personat që nuk kanë të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare dhe janë emigrantë e jo refugjatë lufte, duhet të kthehen në vendet nga kanë ardhur.
Add new comment