Luftë nervash mes Tiranës e Athinës, Kathimerini: Jemi në pikën zero

Postuar në 14 Prill, 2016 10:29

Vizita e ministrit shqiptar të Jashtëm, Dmitmir Bushati, në Athinë më 21 mars nuk ka prodhuar progres në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Të paktën kështu thotë gazeta  “Kathimerini”, duke iu referuar burimeve diplomatike.  Sipas saj, Tirana insiston në një paketë propozimesh që nuk mund të pranohet nga qeveria greke, ndërsa shqetësimështë përjashtimi  diplomatik i Greqisë nga  proceset në  shumë vende të Evropës dhe Ballkanin Perëndimor. Kjo paketë, sipas burimeve të besueshme diplomatike, propozon bisedime nga e para për zonat detare dhe ndalimin e  kërkimeve për naftë në detin Jon  deri në arritjen e një  marrëveshje, heqjen e gjendjes së luftës dhe nisjen e bisedimeve për pronat e shqiptarëve të dëbuar nga Greqia pas Dytë Lufta e Parë Botërore.

Athina nuk pranon diskutim nga e para të çështjes së kufirit detar, ndërsa çështjet e mbetura mund të diskutohen me kusht që Tirana të tregojë vullnet pozitiv për të bërë lëshimet e saj. Sidomos për çështjen e pronave të shqiptarëve të dëbuar pas Luftës së Dytë Botërore  asnjë qeveri greke nuk ka vënë në diskutim faktin që kjo çështje mbetet vetëm nën juridiksionin e Gjykatave.  

Ministri shqiptar tha në Athinë  se të dy palët po kërkojnë "të gjejnë një  mekanizëm, pa u imponuar ndaj njëri-tjetrit", ndërsa homologu i tij grek theksoi se "ka një mekanizëm, një metodë për të zgjidhur problemet  që kanë lindur në një mënyrë që u shërben interesave të dy palëve”.

Një diplomat i tha gazetës “Kathimerini” se  marrëdhëniet greko-shqiptare nuk janë një çështje e mekanizmit, por vullneti politik, sidomos nga ana e Tiranës. Planet e fundit të qeverisë greke për të filluar kërkimet për hidrokarburet në detin Jon janë stopuar pasi Shqipëria mohon sovranitetin grek në veriperëndim të ishujve Diapontian dhe kjo përplasje mund ta thellojë krizën mes dy vendeve

Përveç këtyre problemeve, marrëdhëniet greko-shqiptare kanë marrë goditje të reja kohët e fundit. Pjesëmarrja e të gjitha takimeve ministrore të Ballkanit Perëndimor dhe samitet në kuadër të iniciativës Berlinit për Ballkanin Perëndimor ka shkaktuar probleme serioze për interesat greke, ndërkohë që dihet se Athina ka qenë e përjashtuar nga këto procese.

Shenim: Titulli eshte redaksional

http://www.kathimerini.gr/856197/article/epikairothta/politikh/oi-8alass...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.