Problemet e partisë dhe qeverisë sipas Majkos
Ish-kryeministri Pandeli Majko, i njeh dobësitë dhe gabimet e qeverisë socialiste gjatë këtij 3-vjeçari dhe këto shqetësime i përjeton në mënyrën e tij, madje së fundmi nuk nguron t’i thotë edhe publikisht. Për referendumin Majko ka këtë mendim:”Nuk e shoh PS-në si kulmin e një partie perëndimore, edhe ne kemi probleme. Ne kishim një boshllëk disa vjeçar të mosfunksionimit të statutit dhe ky referendum ishte i nevojshëm edhe për këtë. Ishte për vakumin e shkeljeve. Ka qenë një histori absolutisht perfekte, por si frymë..”
Për të pakënaqurit ish-kryeministri thotë: “Jam i ndjeshëm në trajtimin e kolegëve si Blushi. Por unë problemin e kam mos shqetësohet ky socialist që është i papunë apo gjërat nuk janë siç i kishte menduar ai. Është koalicion bashkëpunues. Të dyja palëve na ka ardhur në majë të hundës me punësimet. Garë e hidhur që nuk ka prodhuar asgjë përveç një administrate të mbaruar”.
Ndërsa për të ardhmen e Partisë Socialiste dhe përmendjen e emrave si Erion veliaj e Saimir Tahiri për të marrë drejtimin e PS, Majko shprehet: “Po ja do thosha që këta janë dyshja që mund të konkurrojnë, por çfarë ka ndodhur, kemi humbur zgjedhjet apo çfarë?
http://www.balkanweb.com/site/majko-gara-per-punesimet-prodhoi-administr...
Add new comment