Bullgaria aprovon paketë 1.4 miliardë dollarë për rinovimin e flotës detare dhe asaj ajrore

Postuar në 06 Prill, 2016 15:51

Parlamenti bullgar ka miratuar një paketë financimi prej 1.4 miliardë dollarësh për rinovimin e flotës ajrore dhe asaj detare. Programi i qeverisë në këtë drejtim parashikon blerjen e avionëve të rinj, modernizimin e avionëve ekzizstuese Mig-29 dhe blerjen e dy anijeve patrulluese.  Programi do të duhet të përfundojë së zbatuari në vitin 2023. Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe një vend që bashkë me Rumaninë përballen me Rusinë në Detin e Zi. Para disa muajsh edhe Serbia njoftoi blerje të mëdha armësh në Rusi, të cilat kryeministri serb i vlerësoi si “difensive”. Vuçiç shtoi me atë rast se ka vende në Ballkan që po blejnë armë ofensive që kërcënojnë stabilitetin, por nuk dihet nëse ky është rasti i Bullgarisë. 

 

http://www.upi.com/Business_News/Security-Industry/2016/04/05/Bulgaria-a...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.