Përse Berisha do që reforma në drejtësi të bëhet pas zgjedhjeve?
Nga shkrimet e përditshme të Berishës në faqen e tij në Facebook, si dhe nga deklaratat që bëjnë zëdhënësit e tij (Lulzim Basha, Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi etj.), kuptohet qartë se ai synon ta shtyjë me çdo kusht reformën në drejtësi për pas zgjedhjeve parlamentare. Një synim i tillë do të ishte i kuptueshëm politikisht, në qoftë se gjasat për një fitore të koalicionit të rrudhur të PD-së do të ishin të mëdha pas një viti. Por a janë ato të mëdha?
Nga sondazhet që kam zhvilluar kohët e fundit, rezulton se ka shumë votues të mazhorancës aktuale që janë të pakënaqur me qeverinë, por kur vjen puna për të votuar (nëse zgjedhjet zhvillohen sot), shumë pak prej votuesve të mazhorancës – vetëm 2% - janë gati të votojnë për opozitën. Dhe ç’është më e bukura, edhe 2% të votuesve të djeshëm të opozitës janë gati të votojnë sot për mazhorancën. Për më tepër, firot në pjesëmarrje (në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot) janë përpjestimore në të dyja krahët. Me pak fjalë, gjasat janë që në zgjedhjet e ardhshme të ruhen pak a shumë të njëjtat përqindje të mazhorancës e opozitës, në qoftë se konfiguracioni i koalicioneve nuk ndryshon.
Në fakt, Berisha, si një ujk i vjetër i politikës, i di se sa janë gjasat, edhe pa patur sondazhe në dorë. Ai e di se partitë që kanë mbetur në koalicionin e PD-së, pas rënies së 1997-ës, e kanë arritur kulmin e votave në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës, kur morën gjithsej 700 mijë vota. Duhen edhe 300 mijë vota për ta arritur 1-milionshin, ndërkohë që FRD-ja, PDIU-ja, PDK-ja etj., janë larguar nga koalicioni dhe dhjetra mijëra zgjedhës janë larguar fare nga Shqipëria…
E pra, Berisha nuk shpreson se koalicioni i tij do të marrë 200 apo 300 mijë vota më shumë se në 2009-ën, kur ishte kryeministër i gjithëfuqishëm. Por për çfarë shpreson ai?
Përgjigjia e kësaj pyetje gjendet tek paragrafi i paramësipërm, i cili mbyllet me fjalët “në qoftë se konfiguracioni i koalicioneve nuk ndryshon”. Në dy studio televizive – tek studioja e Ilva Tares dhe e Eni Vasilit – Berisha ka deklaruar se është gati të bëjë koalicion paszgjedhor me LSI-në, por jo parazgjedhor.
E përkthyer në një shqipe të thjeshtë, kjo do të thotë se ai ka marrë sinjale (ose i është dukur se ka marrë sinjale) nga Ilir Meta, që ky i fundit, para zgjedhjeve të ardhshme, do të krijojë një koalicion të LSI-së me parti të vogla, të pavarur nga dy partitë e mëdha.
Kjo duhet të jetë edhe arsyeja që zëdhënësit e Berishës nxjerrin përditë nga një justifikim për mosmiratimin e reformës në drejtësi. Berisha shpreson se në garën mes koalicionit të PD-së me atë të PS-së (pasi këtij të fundit t’i jetë larguar LSI-ja e parti të tjera të vogla), mund të arrihet një barazpeshë e ngjashme me të 2009-ës. Dhe në një rast të tillë, ai shpreson se mund t’i bëjë Metës një ofertë më joshëse se Rama, për të krijuar qeverinë dhe për të “reformuar drejtësinë”.
Mbetet të shihet nëse Meta ia ka dërguar vërtet sinjalet e mësipërme Berishës, apo ky i fundit i ka quajtur blofet e Metës si të vërteta…
Comments
Zaloshnja, jeni i sakte.
Zaloshnja, jeni i sakte.
Ilir Meta, eshte si ASI nen menge.
Ilir Meta, si nxenes i mirefillte i Fatos Nanos, ka mesuar persosurisht, te luaj bixhoz politik.
Problemi qendron, se ne mengen e ciles XHAKETE do te jete ASI Ilir Meta.
Ky eshte problemi.
Xhaketa Berisha apo xhaketa Rama ? ? ?
Sot eshte 1 Prill.
Ne 1 Prill 2013, Rama dhe Meta, formuan koalicionin qe kemi deri tani.
A mos duhet te presim 1 Prillin e vitit tjeter per te marre vesh se nga do te peshoje balanca e koalicioneve ?
Gjithsesi, perpara kemi Reformen ne Drejtesi, e cila, sipas gjasave, le te kerceje hinkthi Saliu me Lulin, ajo do te behet, bile bile, flitet, nga "fjale nga brenda oborrit", do te ndodhe brenda dhjete diteve.
Naten e mire Zaloshnja.
Tung.
Pergjigje titullit te
Pergjigje titullit te artikullit, shume thjeshte :
Per mos te shkuar Berisha ne burg, ai dhe femijet e tije, biologjike dhe politike.
No coment.
Add new comment