PD i rikthehet planit të protestave dhe bllokimit të parlamentit

Postuar në 29 Mars, 2016 10:37

I ftuar në “Tonight Ilva Tare”, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka siguruar se PD do ta votojë reformën në drejtësi vetëm nëse është në përputhje me rekomandimet e Venecias dhe nëse pala kundërshtare nuk sillet si terroriste, duke nënkuptuar zbatimin e vendimeve kushtetuese për mandatet e Rakip Sulit dhe Valentina Leskajt. “Do jenë dy beteja, njëra për Tiranë që do kërkojmë një aleancë të gjerë qytetare dhe politike. Fenomeni i parkut dhe kullave nuk është fenomen i izoluar nga ato që po ndodh në Shqipëri. Do të ketë një aksion kombëtar, do të kulmojë në Tiranë. Në parlament do vazhdojë aksioni që kemi vendosur tashmë derisa të plotësohen kushtet tona, zbatimi i gjykatës kushtetuese që është vajmedeti i Shqipërisë”. I pyetur për ligjin e dekriminalizimit, kreu i opozitës tha se në dijeninë e tij, grupi parlamentar demokrat nuk ka individë që i prek ky ligj. “Përsa i përket opozitës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, vazhdojnë të jenë problemi më i madh i vendit dhe se PD do të punojë fort për t’i arritur ato”-tha kreu i PD-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.