2016 – Mirela Kumbaro: “Financat publike nuk mjaftojnë për të mirëmbajtur siç e meritojnë monumentet”. 2015 – Mirela Kumbaro...

Postuar në 24 Mars, 2016 17:26

Sot ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, prezantoi projektligjin e ri për “Trashëgiminë kulturore”(http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/03/24/kumbaro-monumentet-e-kultur...). Thelbi është vendosja e modelit Partneritet Publik Privat në këtë fushë, ku siç tha ministrja është e pamundur, “sado fonde që të jepen” që të menaxhohen monumentet. Ndaj ministrja, duke vlerësuar PPP-të si një model i suksesshëm, ka hapur rrugën për rijetësimin e monumenteve të kulturës përmes dhënies së tre me qira dhe të drejtë shfrytëzimi privatëve. “Shteti është rojtari, padyshim që po”, ngriti pak zërin ministrja, duke kërkuar të na bindë së pari, se këtu ka shtet dhe se së dyti, ajo nuk do rrijë kot në zyrë këtej e tutje. Dikur, para disa viteve, kjo ministre dhe ndonjë shef i saj politik, apo bashkëpunëtor, bërtisnin me të madhe për shkatërrimin e Saliut, që jepte monumente me qera. Çfarë mbetet pas këtij akti të sotshëm? Por ta lëmë Saliun, për t’u kthyer te vetë ministrja në fjalë e cila duket sikur nuk i ka nga vetja këto që thotë sot. “Mirëmbajtja e monumenteve të kulturës nuk është vetëm problem shqiptar. Trashëguam një situatë kur ato shin lënë të rrënuara, të shkatërruara për 25 vjet. Mbyllëm një inventar që nuk ishte bërë prej 3 dekadash; 132 monumente mungonin që nga viti 1982. Këto të dhëna tregojnë se financat publike nuk mjaftojnë dhe nuk do të mjaftojnë edhe në vitet në vazhdim, edhe sikur të dyfishohet buxheti për të mirëmbajtur siç e meritojnë këto monumente”, tha Kumbaro. Vërtet kështu është? Dëgjoni çfarë ka thënë i njëjti njeri, pra Mirela Kumbaro në pozicionin e ministres së Kulturës, kur diskutohej projekbuxheti i vitit 2015:

Ministrja sot flet për PPP-të, që me siguri do të jenë mbi 10 vjet, 20, apo më shumë. Nëse do të marrim mënyrën sesi fliste kjo zonjë kur ishte në opozitë, atëherë na lind e drejta të pyesim: Zonja Kumbaro, miqve dhe shokëve do t’ua japësh monumentet për shfrytëzim, që kur të jeni në opozitë të kapardiseni si zotër të këtij vendi?

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

«Zonja Kumbaro, miqve dhe shokëve do t’ua japësh monumentet për shfrytëzim, që kur të jeni në opozitë të kapardiseni si zotër të këtij vendi?»
Po pse lodhesh me pyetje retorike mor shoku?! Kjo zare është!
Si të gjithë këta politikanët/teknicienët/ish-shoqëri civile (lexo përpirës fonde projektesh).
Të gjithë legena.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.