Si Saliu

Postuar në 23 Mars, 2016 11:13

Tri vite pasi qeveria “Berisha” hodhi idenë e dhënies me qira të monumenteve të kulturës, duke hasur një kundërshtim të fortë të shoqërisë civile dhe specialistëve të fushës, Ministria e Kulturës e qeverisë “Rama” i është rikthyer kwsaj ideje.
Në muajin tetor 2015 (data 13), ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka firmosur një udhëzim që është botuar në Fletoren Zyrtare, 6 muaj më vonë, më 17 mars ! Vendimi ka kaluar në heshtje dhe deri më tani nuk dimë të ketë pasur konsulta me grupet e specialistëve të trashëgimisë, për çka doemos, duhej të ishin njoftuar edhe mediat raporton Gazeta Shqiptare. Ajo çka tashmë dihet, ka të bëjë me faktin se 3P-të, partneriteti publik-privat tashmë ka përfshirë edhe pasuritë kombëtare, çka sikundër sqarohet më poshtë, në disa raste “si përjashtim prej rregullave të përgjithshme të koncesioneve dhe partneritetit-publik-privat, pasuria që përbën vlerë të trashëgimisë kulturore i kalon në përdorim personit juridik të krijuar për këtë qëllim”.

VENDIM-UDHËZIMI

“Udhëzim nr. 5110, datë 13.10.2015 për dhënien me qira dhe mënyrën e administrimit të monumenteve të kulturës me qëllim rijetëzimi”. Në pikën A. “Qëllimi dhe parashikime të përgjithshme”, – shënohet se “Monumentet e kulturës, në administrim të Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve të saj të varësisë, jepen me qira dhe administrohen për qëllime rijetëzimi apo shfrytëzimi social-kulturor, me kusht që funksioni i ri të mos dëmtojë vlerën e monumentit”.
Administrimi i monumenteve të kulturës kryhet nga bashkëpunimi me subjektet si: a) Persona fizikë, persona juridikë fitimprurës, persona juridikë jofitimprurës (OJF); b) Partnerë strategjikë të MK-së dhe qeverisë shqiptare; c) Persona juridikë të krijuar nga MK-ja dhe/ose institucione të saj të specializuara, të cilët vetë apo në marrëdhënie me partnerët privatë/publikë administrojnë pasuritë kulturore pa të drejtë fitimi.
Afatet janë si vijon: a) Për sipërfaqet deri 200 m˛, kohëzgjatja do të jetë nga 1 deri në 5 vite; b) Për sipërfaqet nga 200 m˛-500 m˛, kohëzgjatja do të jetë deri në 10 vjet; c) Për sipërfaqet mbi 500 m˛, kohëzgjatja e kontratës së qirasë do të jetë deri në 20 vite.
Pika III. “Si përjashtim prej rregullave të përgjithshme të koncesioneve dhe partneritetit-publik-privat, pasuria që përbën vlerë të trashëgimisë kulturore i kalon në përdorim personit juridik të krijuar për këtë qëllim, fondacionit apo entit tjetër të krijuar nga ligji, sipas marrëveshjes midis këtij të fundit me MK-në”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.