Debati në PE, propozohet amendament për ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE
Në debatin për Shqipërinë, Parlamentit Evropian iu propozua një amendamend nga ekstremi i djathtë francez për ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Raportuesi Knut Fleckenstein nuk e pranoi këtë amendament që ishte edhe më kritiku nga 163 amendamentet dhe që kishte të bënte me ankesat e veçanta për të drejtat e minoriteteve raporton "Abc News". "Mesazhi kryesor i draft-rezolutës është aprovimi i shpejtë i reformës në drejtësi. Shumica e amendamenteve kanë ardhur nga raportuesit në hije dhe unë i falenderoj për këtë. Unë nuk do të pranoj amendamentin që bën thirrje për ndërprerje të proçesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Po ashtu, nëse flasim paragraf për paragraf për të drejtat e minoriteteve do të ishte shumë e gjatë. Ne i kemi përmbledhur 163 amendamente në 17 kompromise. Ne kemi qenë shumë të shqetësuar për raportin e paraqitur nga OSBE/ODHIR për zgjedhjet lokale”-deklaroi Fleckenstein.
Add new comment