Ngec pazari i BE-së me Turqinë për emigrantët, s'ka hapje të kufirit me Shqipërinë

Postuar në 08 Mars, 2016 10:05

Liderët e Bashkimit Evropian dhe Turqia nuk arritën në një marrëveshje për krizën e emigrantëve në samitin e jashtëzakonshëm në Bruksel duke e shtyrë vendimin për për kthimin ose jo të emigrantëve nga lindja që nuk do t'u pranohet azili. Në draftin paraprak të negociatave Komisioni shprehet i vendosur për të ndihmuar Greqinë në forcimin e kufijve me Shqipërinë dhe Maqedoninë, çka do të thotë se kufijtë e këtyre vendeve nuk do të hapen dhe nuk do të ketë një rrugë alternative për kalimin e emigrantëve. "Zotohemi t'i ofrojmë më shumë ndihmë Gqisë për të ruajtur kufijtë e saj të jashtëm me Shqipërinë dhe Maqedoninë"-thuhet në draftin e marrëveshjes. Nga ana tjetër Turqia ka shtuar këkrkesat në këmbim të emigrantëve që do të kthehen nga Europa. Përveç shtesës prej 3 miliardë eurosh Ankaraja kërkon që marrëveshja për emigrantët të konsiderohet një hap për afrimin e saj në Bashkimin Evropian. http://www.protothema.gr/politics/article/559510/mehri-tis-17-martiou-th...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.