SHBA, stërvitje masive për skenarë katastrofikë në Paqësorin Veriperëndimor

Postuar në 01 Mars, 2016 04:13

Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave në SHBA – FEMA – ka bërë të ditur se personeli ushtarak dhe ai civil po bëhen gati për të zhvilluar një stërvitje në bregun perëndimor që do të synojë përgatitjen e nevojshme në rast se Ngritja Cascadia do të shkojë drejt shkëputjes. E njohur edhe si Zona e Paqëndrueshme Cascadia, që shkon nga  ishulli Vankuver në  Kaliforni, relievimi në fjalë është një zonë kufitare që ndan dy pllaka tektonike: Juan de Fuca dhe atë të Amerikës së Veriut.  Nëse një goditje e tillë do të ndodhë, atëherë SHBA dhe më gjerë do të përballen me katastrofën më të madhe natyrore të vetën. “Do të kërkojë të gjithë angazhimin e të gjithë kombit përgjigja ndaj një ngjarjeje të tillë”, deklaroi drejtori Rajonal i FEMA-s, Kenneth Murphy. Stërvitja do të përfshijë 6000 njerëz  dhe parashikohet të jetë më e madhe e zhvilluar ndonjëherë në Paqësorin Veriperëndimor. Stërvitja do të mbahet në muajin qershor dhe ajo vjen 15 vjet pas tërmetit Nisqually, 6.8 ballë sipas shkallës Rihter. Parashikimi është që Cascadia do të rezervojë surprizën e  9 ballëve, që llogaritet 2000 herë më i fuqishëm se ai i vitit 2001. Skenari për të cilin po përgatitet FEMA është katastrofik:

10 mijë të vdekur, kryesisht si pasojë e cunamit; 30 mijë të plagosur; 7000 ura autostradash dhe 16 000 km autostradë të dëmtuara; 90% e objekteve portuale të dëmtuara; furnizimi me gaz dhe karburant jashtë funksionit; 70% e sistemit elektrik i dëmtuar.

Stërvitja do të jetë një imitim që përfshin qendrat e reagimit në Washington, Oregon, Idaho, British Columbia, duke simuluar thirrje telefonike, raportime dëmesh, shkëputje e plotë e internetit etjj. 

 

http://www.seattletimes.com/seattle-news/science/preparing-for-the-reall...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.