Veliaj si pjesë integrale e mafias së betonit
Erion Veliaj si pjesë integrale e mafies së betonit dhe aferave korruptive jo vetëm që nuk ndjen asnjë pendesë për barbarinë e paralajmëruar ne hapësirën e Liqenit Artificial, por turpshëm po përpiqet të mbulojë gjurmët e krimit, fshehur pas një parku për fëmijë. Në malinjitetin e tij, ashtu sikundër abuzoi me “betejën” për të drejtat e romëve, sot po abuzon në emër të fëmijëve.
Ky njeri cinik nuk ka as më të voglin shqetësim jo vetëm për fëmijët, por për askënd. I vetmi shqetësim i tij është të zbatojë pa as më të voglin shqetësim dhe hezitim planin për shkatërrimin e të vetmes mushkri të gjelbër të kryeqytetit, që për hir të së vërtetës, nuk mundi ta prekte as kryetari ‘de facto’ i Bashkisë dhe shefi i tij politik Rama, sa ishte në Bashki, por guxoi si kryeministër. Por, sigurisht që me duart e Veliajt mafia e betonit, e kryesuar nga Rama, po godet edhe atë pjesë që gëzon një status të veçantë. Qartësisht, Veliaj, si pjesë integrale e kësaj bande, ndjehet i mbrojtur nga padroni i tij dhe prandaj guxon.
Ky “qen sulmues” dhe tejet i bindur i Ramës, sikundër është përshkruar edhe nga diplomatët amerikanë në Shqipëri, sot po sulmon në terren gjithçka nuk mundi të betonizonte Rama. Ai njihet tashmë për shumë talente dhe ajo e akuzës ndaj opozitës është një prej tyre. Por, sot unë publikisht jo vetëm në emër të opozitës, por tw gjithw qytetarwve, i kërkoj publikisht, nëse mundet të thotë vetëm një herë të vërtetën në jetën e tij:
Kur i ke paraqitur në Këshillin Bashkiak Tiranë projektet në fjalë?
Si mundet të zbatosh çfarëdo projekti, që ashtu si ky, kërkon miratimin e planit të ri vendor, të cilin nuk e ke hartuar ende dhe sigurisht që nuk mund të jetë i miratuar?
Pse ke frikë nga e vërteta dhe nuk jep asnjë informacion për këtë projekt?
Nëse nuk ke gjë për të fshehur, përse nuk ke informuar këshilltarët e djathtë për këtë projekt të kobshëm?
Pse abuzon dhe shpërdoron penalisht detyrën dhe nuk jep informacionin që të është kërkuar zyrtarisht, që më, 20.10.2015, shkresën, Nr. Prot. 155/82, për dijeni edhe Këshillit Bashkiak Tiranë, “Për një informacion mbi masterplanin rregullues të Liqenit Artificial të Tiranës dhe lidhur me zhvendosjen e komunitetit rom/egjiptian te vendosur prej disa vitesh në zonën pranë Liqenit”? Premtove se e bëje, por nuk e bëre kurrë. Ka vetëm një arsye dhe vetëm një përse nuk e bën! Nuk mund të jesh transparent pasi duhet të fshehësh gjurmët e krimit, pasi çdo vendimmarrje jote është antiligjore. Kjo është arsyeja e vetme që refuzon të japësh informacion jo vetëm për këtë rast, por edhe për shumë afera të tjera korruptive. Duhet të dish vetëm një gjë Erion Veliaj, nëse beson se je padrinoja i ri i Tiranës, je totalisht i gabuar. Ta kam thënë mjaft herë publikisht e po ta ripërsëris: Arroganca shkon kaluar, por kthehet gjithmonë më këmbë.
Mendon se je mbi ligjin dhe qytetarët? Do ta kuptosh shumë shpejt nga sa mendon, ti dhe gjithë ata që ti përfaqëson, forcën e të dyve, por atëherë do të jetë shumë vonë!
"Citynews"
Comments
e pabesushme
Ne se nje veprim i tille eshte i vertete, atehere eshte per te vene duart ne koke.Te vesh dore mbi Parkun e Liqenit artificial eshte me teper se nje krim. Ai veprim eshte krim per te sotmen dhe te ardhme e femijeve tane.Kot i kerkoni kriminelet ne zyra e kuvend; ai qe urdheron kryerjen e ketij veprimi eshte krimineli i vertete. Ne se ne Shqiperi ka Shoqeri Civile, ajo duhet te ngrihet si nje trup i vetem dhe ta kundershtoje kete masaker te re.Pushtetaret tane duhet ta dine njehere e mire se Tirana eshte ne gjendje te tille qe nuk duron me prerjen e qofte dhe nje peme te vetme.
Add new comment