Skema të reja “Ponzi” në SHBA. Edhe më të mëdha sesa rasti “Madoff”
Tri skema të reja piramidale – Ponzi sipas emrit origjinal – pritet të zbardhen së shpejti në SHBA. Në një shkrim në “ValueWalk”, riprodhuar nga “Buiseness Insider”, raportohet se Harry Markopolos, personi që sinjalizoi i pari për skemën multimiliardere mashtruese të Bernie Madoff, që konsiderohet si mashtrimi më i madh në historinë e SHBA-së, deklaron se janë aktualisht tre të tjera që operojnë në sistem. Madje një prej tyre, pritet të jetë edhe më e madhe sesa Madoff. Markopolos i ka bërë këto deklarime në “ABC NEWS”. Ai ka refuzuar të zbulojë emrat e subjekteve, por “Insider” raporton se me të marrë këto deklarime, SEC - Securities and Exchange Commission(Komisioni i Sigurisë dhe Shkëmbimit) ka lëshuar një deklaratë, ku njofton nisjen e reformave që do të mundësojnë gjurmimin e shpejtë të këtyre skemave(http://www.businessinsider.com/harry-markopolos-ponzi-scheme-bigger-than...).
Markopolos ka një reputacion në këtë kontekst, jo vetëm sepse e pikasi skemën e Madoff pesë vjet përpara se ajo të përfundonte, por sepse aktualisht ai drejton një kompani që merret pikërisht me hetimin e këtyre rasteve. Dhe nëse konfirmohet ekzistenca e tri skemave të reja, ajo me të vërtetë ka për të qenë e stërmadhe: skema “Madoff” rezultoi me një mashtrim neto që varion sipas disa përllogaritjeve në 10 miliardë dollarë, ndërkohë që qarkullimi monetar i përfshirë në skemë vlerësohet në 65 miliardë dollarë.
Add new comment