"Pse me t'fut në punë kur ka ma socialista se ty"
Shkarkimet politike nuk janë ndonjë gjë e re në Shqipëri, por puna ka arritur deri edukatoret e kopshteve. Emisioni Fiks Fare ka publikuar përgjimimin e një bisede mes administratores së njësisë qytetit të Rreshenit dhe përgjegjëses së çerdhes së Rubikut, e shkarkuar nga puna pasi dy djemtë e saj nuk kishin votuar në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Administratorja, Flora Jushi mohon pretendimet e ish- përgjegjëses së çerdhes, Dava Kola por pranon se ka kryer bisedën.
Biseda mes ish-përgjegjëses së çerdhes dhe administratores së Rubikut:
Dava Kola -Sa herë të ndërrohen pushtetarët, vu njena lagje, vu tjetra… Tashti … dhe e fundit fare, që unë nuk e kam prit prej teje… Jo , jo , jo nuk e kam prit…
Flora Jushi– Po prit moj ta tregoj se ti se din se ça du me than… Se Endrini jot s’ka ardh hiç me votu sivjet… A kujton se unë e di që kalamajt s’kanë ardh me votu?
Dava Kola -Po
Flora Jushi – Po atëherë pra? Nuk je tu më kuptu… Sivjet more sivjet… Po djali jot, unë 99 % do të hap listat, nuk ka votu hiç mor… S’ka ardh njëri prej djemve të tuj.. Po s’ka ardh pra dhe pse me të fut unë këtu ty? Kur janë ma socialiste se ty… Unë hala nuk kam shku kund me than…
Dava Kola -Të tjetër shtojnë, unë s’di gja…
Add new comment