Stresi i Delijorgjit kushton 15 mijë euro, do dëmshpërblehet nga shteti

Postuar në 11 Shkurt, 2016 10:35

Biznesmenit Mihal Delijorgji do t'i jepet si dëmshpërblim nga shteti shqiptar një shumë prej 15 mijë eurosh për shkak të stresit që ai ka kaluar teksa mbahej në burg përtej afatit ligjor në Tiranë.
Vendimi është dhënë nga Gjykata e Strasburgut pas ankesës së paraqitur atje nga dy avokatët e Delijorgjit. Masa e dëmshpërblimit në fjalë është dhënë nga shteti shqiptar, sipas procedurave, ndërsa vendimi përkatës është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare të fundit.
Delijorgji ka pretenduar për tejkalim të afatit të mbajtjes në paraburgim “në pritje të gjyqit” dhe pas kërkesës së tij, gjykatat e refuzuan lirimin nga qelia. Pas arrestimit për ngjarjen e ndodhur në Gërdec, Delijorgji dhe të pandehurit e tjerë pritën disa muaj, deri sa u vendos gjykata kompetente për çështjen mes Gjykatës së Lartë dhe asaj të Tiranës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.