Debati politik në PS drejt institucionalizimit. Depozitohet zyrtarisht dokumenti që pretendon shkelje masive të Statutit
Ndonëse është përpjekur ta injorojë dhe të minimizojë peshën që kanë kritikat e Ben Blushit, kryeministri Edi Rama sot ka bërë një lëvizje që konfirmon shqetësimin e vet. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së kanë raportuar disa ministra, që së fundmi janë përfolur dhe akuzuar nga opozita si të përfshirë në afera korrupsioni. Nga ana e vet, deputeti Blushi, ka regjistruar një dokument zyrtar tanimë, sipas të cilit shkeljet statutore në PS, janë shkelur disa herë. “I kam përgatitur grupit parlamentar dhe Asamblesë një material dokument që vërteton se statuti i PS është shkelur në të paktën 30% të neneve që vërteton që ligji për partitë politike në Shqipëri është shkelur në thelbin e ver, fryma e Kushtetutës është shkelur në rastin kur PS nuk bën zgjedhje, kur prej 7 vjetësh kryetari ka një mandat jashtëstatusor, ilegjitim dhe kur forumet nuk mblidhenprej 3 vjetësh. Partitë politike ndërtohen mbi disa parime…parime që burojnë nga të drejtat kushtetueve parimi i mbledhjes, zgjedhjes, s’ka prej 3-5 vitesh, papajtueshmërisë së mandateve, gjysma e anëtarëve të kryesisë janë ministra apo sekretarë, parimi i llogaridhënies, financimit të partive, s’dihet çfarë buxheti ka. Dua të them një gjë që për mua ka rëndësi. Ky debat brenda PS të cilin s’jam i vetmi që bëj pjesë s’është i brendshëm, pra që si takon vetëm anëtarësië, a mund ë jetë Shqipëria një vend demokratik modern nëse partitë politike s’janë demokratike? A mund të ketë drejtësi, parlament të dekriminalizuar nëse partitë s’janë të hapura, s’bëjnë zgjedhje, kthehen në biznes privat fusin njerëz me të shkuar kriminale“- deklaroi Blushi. Ky është një hap i parë drejt institucionalizimit të detyruar të debatit politik në njjë parti që po refuzon ta bëjë këtë gjë. Kongresi është një mundësi e mirë për të hapur plagën që sot mbulohet me heshtje, për të hapur debatin dhe për të normuar jetën e partisë, që çuditërisht sot perceptohet si destabilizuese nga ekipi që qënsdron pranë Edi Ramës.
Add new comment