John Kerry në Tiranë më 14 Shkurt

Postuar në 04 Shkurt, 2016 22:20

Departamenti amerikan i Shtetit, përmes një njoftimi zyrtar të pasdites së kësaj të enjteje ka bërë të ditur se Sekretari i Shtetit, John Kerry do të vizitojë Tiranën më 14 shkurt.
Ndalesa e Sekretarit Kerry në Shqipëri është në vazhdën e një udhëtimi 5-ditor, që ai do ta nisë me ndalesën në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 52-të të Sigurisë. Në këtë ndalesë, ai do të marrë pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar në Mbështetje të Sirisë (ISSG) për të diskutuar mbi mënyrat sesi të përshpejtohet dhënia fund e konfliktit sirian.
Më tej në Tiranë, Sekretari Kerry do të takohet me krerët më të lartë të qeverisë shqiptare, për të diskutuar mbi integrimin e mëtejshëm euroatlantik të Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin e ngushtë dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Pervec autoriteteve, " me siguri do te takohet me Saliun dhe me Lulin". Pa takuar me keta te dy, Xhon Kerri, nuk ka kunte shkoje. Keta te dy, jane " shtyllat" e ketije vendi. Po nuk u takuan keta, "nuk ka vlere" vizita.
Hajde i nderuari mik i shqiptareve, dhe mblidhua ketyre politikaneve tane, qe pengojne Reformen ne Drejtesi,
Mire ardhsh ne bendin tone.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.