Skavica të ndërtohet nga KESH – varianti më i preferuar nga qeveria
Një studim i vitit 2009 i kompanisë franceze “Sogrea” mbi potencialin e shfrytëzimit të Drinit të Zi, është shtruar sot për diskutim nga Ministria e Energjetikës me përfaqësues nga Banka Botërore, Banka gjermane KfW, SECO, GIZ, EBRD, Bashkimi Evropian, Koperacioni Italian dhe UNDP. Në këtë studim parashikohen disa skema për ndërtimin e veprave të reja energjetike: Skema e parë parashikon ndërtimin e vetëm një hidrocentrali “Skavica 441”, me kosto 662.4 milionë euro, prodhim vjetor 768 GWh, për një fuqi të instaluar 193MW. Kostoja e investimit për kapacitet të instaluar arrin në 3.43 milion Euro/MW. Ndërkaq sipërfaqja e përmbytur nga ky variant arrin në 5861 Ha tokë dhe 10 000 persona të zhvendosur.
Studio e cilëson këtë variant të pafinancueshëm.
Varianti i dytë parashikon ndërtimin e dy hidrocentraleve: Katund i Ri 445 dhe Skavica 395. Sipas këtij varianti në total numri i të zhvendosurve shkon në 1560 persona ndërsa sipërfaqja totale e përmbytur arrin në 2297 Ha tokë. Vlera totale e investimit për dy HEC-et shkon në 347.8 milion Euro ndërsa prodhimi vjetor i përbashkët 694 GWh.
Varianti i tretë parashikon ndërtimin e dy hidrocentraleve: Katund i Ri 445 dhe Skavica 385. Sipas këtij varianti në total numri i të zhvendosurve shkon në 800 persona ndërsa sipërfaqja totale e përmbytur arrin në 1788 Ha tokë. Vlera totale e investimit për dy HEC-et shkon në 313.8 milion Euro ndërsa prodhimi vjetor i përbashkët 673 GWh.
Qeveria shqiptare ka preferuar një nga dy zgjidhjet e fundit për të gjitha arsyet e mësipërme dhe siç shkruan “Monitor” ajo insiston në gjetjen e formave të financimit që këtë vepër ta realizojë Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.
Add new comment