Pand patrioti që flet vetëm në Facebook
Kush është Pandeli Majko? Ja një pyetje që mundet ta bëjë shumë mirë një i ri kushdo, sapo të shohë Pandin në televizor. Koha ikën shpejt dhe ajo e dënon njeriun me harresë. Koha, por jo Facebook. Sot Pandi, që ka do kohë që ushtrohet me nacionalizmë, e ndonjëherë edhe me neoshqiptarizmë, shkruan një dedikim për Arbën Xhaferrin. “Gëzuar Ditëlindjen Arbën Xhaferi. Na mungon or mik si pak të tjerë, duke qenë i pranishëm me mospraninë tënde. Na mungojnë zëri yt i avashtë dhe shkrepëtima e mendimit tënd racional. Gëzuar ditëlindjen rilindasi i fundit i popullit tim”(http://www.syri.net/2016/01/24/majko-shkurorezon-edi-ramen-arben-xhaferi...). Të kapin lotët kur e lexon. Të kap tërbimi kur e krahason këtë soletë dixhitale patriotike me ulërimat e qytetarit dixhital.
Por dale, mendoje pak më thellë. Pse Pandit i mungon Arbën Xhaferri, kur në Grup Parlamentar ka deputetë të mençur plot? Ka shokun Gramoz, shokun Namik, sa për të përmendur dy. Pa folur për të rinjtë minus Të Nëntëmbëdhjetët. I mungon sepse i mencuri, patrioti, siç është Pandi, gjen ngushëllim dhe shpresë tek i mençuri i vërtetë. Pandit i mungon një mentor, një mësues. Ai që qëndron sipër të tjerëve, a perceptohet si i tillë. Por që të shkosh deri aty do bërë një përpjekje, do thënë diçka, do ngritur zëri, do kërkuar, reaguar, shkruajtur, protestuar. Dhe Pandi mundësitë i ka boll të mëdha. Por ç’e do! Asnjë nuk është si Arbëni, ndaj nuk ja vlen. Më mirë një sy gjumë në Parlament, e qameti ndonjë ngritje vetulle e ndonjë “ironi”. Më mirë politikan, se kështu flet edhe me heshtje. Sa për të tjerat: “Të shohim çfarë do të bëhet”. “Kot e kemi Facebook”?
Comments
Hej dreq.
Une kur shikoj kete Pandeliun (Pandin, me perkedheli). e kur e degjoj, e kur kujtoj cfare ka bere e ku ka qene, sepse me kujtohet Forest Gump-i. He mo, tamam ai i idioti shume i suksesshem i atij filmit.
Pak ironi...
Nuk shoh ndonje gje per tu ironizuar. Komenti me duket i ndjere. Pak ironi ka kuptim ne nje rast tjeter.
Ji te dy me siper, ja keni
Ji te dy me siper, ja keni futur kodra mbas bregut, ja keni futur si kau peles.
Po ti kush je?
Po ti kush je? Jenny, dmth ajo femra qe e mesoi Forestin si ta bente ate punen?
Add new comment