MF: Përfitim 180 milionë dollarë nga futja e teknologjisë së re në administrimin e TVSH-së
Zv. Ministrja e Financave, Irena Beqiraj, deklaroi sot në një konferencë shtypi se përfitimi neto për Thesarin e Shtetit nga futja e teknologjisë së re në administrimin e TVSH-së së brendshme, nëpërmjet kontratës PPP, pritet të jetë 180 milionë dollarë në 10 vjetët e ardhshëm.
Sipas Beqirajt, pa futjen e teknologjisë, rritja e të ardhurave nga TVSH-ja e brendshme në 10 vjetët e ardhshëm pritet të jetë vetë 440 milionë dollarë, bazuar në rritjen mesatare vjetore 11% që është konstatuar në 17 vjetët e fundit. Ndërsa me futjen e teknologjisë, rritja neto pritet të jetë 620 milionë dollarë.
Beqiraj theksoi se ky projekt nuk do të ketë kosto shtesë për shtetin apo bizneset shqiptare “Do të jenë po ato kasa fiskale që janë sot, vetëm se do të ndryshojë protokolli i komunikimit,” tha ajo. Ndërsa mbledhja në terren do të vazhdojë të bëhet nga punonjësit aktualë të Drejtorisë së Tatimeve.
Add new comment