Lubonja: Vrasjet e 21 Janarit përgjegjësi e dy palëve, po të kishte drejtësi, Rama, Berisha, Meta jashtë politikës
Rakipi:Zoti.Lubonja është një ditë shumë e veçantë sa i përket pesë viteve të fundit në Shqipëri, është 21 janar ju e dini mjfaft mirë, një nga njerëzit që keni ndjekur ngjarjet e mëdha. Pesë vjet më parë para Kryeministrisë në një demonstrim të dhunshëm të opozitës mbetën të vrarë katër qytetarë. Kanë kaluar pesë vjet Zoti. Lubonja ç’është në perceptimin tuaj kjo ngjarje pas pesë vjetësh?
Lubonja: Ju thatë që është e veçantë është edhe e veçantë dhe e zakoshshme, sot një lajm që lexova në media thuhej se disa të rinj aktivistë, që kishin bërë një murale ku kanë nxjerrë Edi Ramën, Ilir Metën dhe Sali Berisha me kallashnikovë dhe shkruanin se: ”21 Janari është çdo ditë”. I kanë arrestuar dhe kjo është e rëndë.
Është edhe e veçantë edhe e rëndomtë, e veçantë se ka marrë dimension politik të rëndësishëm midis partive bandave, kurse është e rëndomtë kur nënkupton se vdekja e katër njerëzve nga një politikë e keqe, është një gjë që ndodh vazhdimisht, siç ka thënë këta të rinjtë në murale. Ka shumë vrasje në Shqipëri që janë pasoja e një politike të keqe.
Lubonja: Vrasja e 4 personave tejkalim i dhunës së shtetit, kanë përgjegjësi të dy palët
Rakipi:Në një pikpamje për ta shtyrë edhe më tej, agjenci prestigjoze në botën e sotme, vënë në dukje se në Shqipëri vriten më shumë njerëz se në fronte lufte. Por në 21 Janar 2011 në fakt ata njerëz i vrau shteti dhe këtu është klithma e njerëzve ky është problemi, ka qëlluar shteti mbi njerëzit e tij.
Lubonja: Tani ajo pyetja a kemi apo s’kemi shtet akoma nuk jam i sigurt është fjalë e madhe fjala shtet, ne nuk kemi shtet. Kur thua një shtet i kapur është një shtet i tjetërsuar në pikpamjen e tij. Është folur në vijimësi se ne nuk kemi shtet. Ndoqëm debatet në Parlament pikërisht një nga gjërat që thuhet nga ana e ish maxhornacës është mbrojta e shtetit se: u bë një akt që cënonte një nga selitë më të rëndëisishme, selinë e Kryeministrisë dhe si detyrë e pushtetarëve është mbrotjaj dhe prandaj u vranë. Kjo është arsyetimi, nga ana tjetër kemi versionin që predominon, sidomos akuza e opozitës por edhe një bonses që thotë a duhet të vrasë shteti, a ishte e drejtë që shteti duhet të vriste pavarësisht se kishte elementë të dhunshëm. Këtu ka mbetur debati pezull, nëse do të ishte, se vërtetë është kryer detyra nga ana e shtetit për të mbrojtur autoritetin nga uliganët, siç e quajti Ilir Meta. Dhe sa është tejkaluar detyra e shtetit në këtë lloj vrasje. Unë mendoj që këtu kemi të bëjmë me një tejkalim, ka disa prova që e vëretojnë. Provat lidhen me atë sesa duhet të kishte bonsens, edhe çdo ligj ka ato vizimet e veta, si mund të arrish deri te vrasja kur ka protesta që përshkallëzohen, ka udhëzime si operohet, makina me ujë, ka plumba prej gome, bomba tymuese dhe vrasja është kërcënim i fundit. Nga ana psikologjike e kërkoj ta shpjegoj edhe sot, atë kalimin te vrasja që e quaj tejkalim, ishte i dhunshëm. Kemi pasur një histori të ngjashme në ’98 kur u vra Azem Hajdari, u sulmua Kryeministria, njerëzit e pushtuan, ish-kryeministri Fatos Nano iku, ata futën arkivolin dhe u bë si për mortje dhe Nano iku nuk u vra njeri. Nuk mbeti njeri i vrarë nga shteti. Dhe dikush mund ta akuzonte Nanon pse e le, pse u tregove burracak, pse nuk mbrojte dinjitetin e institucionit? Nga ana politike tregon brishtësinë e insitucioneve.
Rakipi: Kur ju bëj pyetjen i vrau shteti kam parasysh jo vetëm qeverinë, po të gjitha instituconet si do të vijojnë. Duket se dhe opozita kishte pritshmëri se diçka do të ndodhte, kryetarët largoheshin nga frika, kishte një psikozë se diçka do të ndodhte.
Lubonja:Për mendimin tim një pjesë e gjërave që thotë maxhoranca qëndron. Problemi që këtu u përgatit një skenar për të bërë këtë lloj sulmi, kjo nuk diskutohet, ideja është kam qenë dhe i kam parë, kam qenë afër derisa kur filluan krismat. Kjo është përdorur , ishte e pazakontë dhe u paraljamërua edhe nga opozita e cila tha që ne nuk mbajmë përgjegjësi se populli është i revoltuar për atë që u bë me Ilir Metën. Populli është i revoltuar dhe s’mbajmë përgjegjësi se çfarë mund të bëjë populli. Tani për mendimin tim populli është i nënshtruar se ka duruar shumë, ishte orkestrim si ngjarjet e 1997, nuk ishte kështu. Pranoj tezën se ishte grup sulmi i organizuar prej 300 vetash për ta bërë këtë sulm. Se çfarë kërkonin me këtë sulm, të provokonin? Këtu as ata vetë nuk e dinin.
Rakipi: U bë përpjekje për goditjen e Kryeministrisë, dera kryesore të thyhej, kemi një moment interesat që shpjegon shumë gjëra, demostruesit u qëlluan kur protesta ishte fikur, njerëzit po largoheshin, Ziver Veizi u vra me duar në xhepa.
Lubonja: Ky kërkon shpjegim psikologjik të autorëve që e kanë kryer, që kanë dhënë urdhrin, dikush thotë Sali Berisha. Pa urdhin e tij vështirë të shtihej. Dikush thotë u ikën nervat e tendosura Gardës, kjo do sqaruar se di në do të sqarohet ndonjëherë në histori.
Lubonja: Kishte skenar nga opozita për të sulmuar Kryeministrinë
Rakipi:Z. Lubonja për të mbetur te logjika që i ikën nervat, njëri prej tyre nga njerëzit e dënuar mund ti iknin nervat, ndërsa kreu i Gardës, Komandanti ishte njeri shumë i qetë dhe i qartë, e kam njohur personalisht dhe nuk kam njohur njeri më të qetë. Operuan dy figura të ndryshme, vështirë të mendosh që dy temperamente të ndryshme të operojnë në të njëjtën mënyrë, të qëllojnë në mënyrë të vazhdueshme me 26 plumba, duket diçka krejt e qëllimshme në finish të protestës.
Lubonja:Ajo që mendohet, imagjinohet është pikërisht shkarkimi i gjithë nervave, tension për një urdhër të tillë, ose një mesazh frike për të mos u rikthyer. Napoleon Bonaparti, ka një moment shumë interesant që i morën pushtetin. Turmat lëviznin, kërkonin përmbysje, ky ishte gjenerali që u bë konsulli i parë, ka një moment për ti dhënë fund kësaj zallamahie të turmave, ky ka vënë topat në Paris dhe ka shtirë mbi turmën. Këtu mbaroi historia, u vendos autoriteti i shtetit për një shtet autoritar, i njeh historia këto momente kur merr një guxim dikush. Duke marrë parasysh kontekstin tonë unë e quaj tejkalim, sepse siç thatë edhe ju njerëzit u dorëzuan. Për ti ndaluar njerëzit, mund ta bënin me zorrën e ujit të lageshin, ishte ftohtë, ishte 21 janar, njerëzit e lagur do iknin. Duket se në një moment të caktuar kjo vrasje është tejkalim psikologjik e pushtetit që kërkon të nënshtrojë, por duhet ta verifikojmë. Nëse do mendimin tim si e kam gjykuar, si e kemi ndjekur nga afër nga ekranet e kafeve, bareve rrotull deri në momentin kur u dogj Kryeminsitria. Mendoj me mençurinë ose dinakërinë e Nanos së asaj kohe mençurinë që të jepte ngjarja me Nanon, Berisha mund të thoshte të vinë deri te kati i parë, të thyejnë, të djegin, në fund do të iknin, do tërhiqeshin, lëre ashtu sepse opozita do të humbte shumë pikë. Ambasadori amerikan edhe pse ndodhi vrasja, foli goxha, po t’ja lije në derë opozitës, kur shtiu i ngeli këtij në derë. Normalisht për atë vrasje kanë përgjegjësi të dyja palët.
Rakipi: Mënyra si u mboll ajo psikozë e dhunshme, ngjarje e madhe një frikë që pushtoi njerëzit shumë orë më parë ngjarjes po kështu edhe përpjekja për t’ia lënë opozitës, ndoshta u gabua duke qëlluar jashtë objektit.
Lubonja: Unë mendoj nuk ishte thjesht për t’ja lënë, kishte një konktekst ndërkombëtar, kishte ndodhur Tunizia, kishte ndodhur një përmbysje i një regjiimi se populli ishte i revoltuar, është marrë Tunizia si model. Këtu ishte inskenuar një ngjarje e një populli që është gati ta nxjerrë Berishën me dhunë për shkak të korrupsionit. Ishte një gjë që njerëzit edhe po ta kenë këtë ndjenjë nuk kanë kurajë, edhe ne 1997 nuk ka shkuar njeri deri te Kryeministria. Ishte e shtyrë nga opozita, nga kishin ardhur këta 300, grupi i sulmit, kishte një projekt të tillë. Ishte për ti lënë në derë apo për ta shtyrë, duke njiohur natyrën e Sali Berishës që shtinë dhe i ngel në derë. Në grackë ra Saliu.
Lubonja: Nuk jam i sigurtë nëse kemi shtet
Rakipi: Është një lojë nervash, në grackë ra shteti. Momentet që pasuan Z. Lubonja kemi një fshehje të provave dhe argumenet që hodhi Z. Berisha në tregun medatik, secila kundërshtonte njëra-tjetrën… Çadra të helmuara, dorëzimin e njerëzve, mbajtja peng brenda territorit të Kryeministrisë, zbulimet, ekipi FBI-së. Ishin momente që kompromentonte shtetin, shteti ishte i interesuar ti fshihte vrasjet.
Lubonja:Them është pjesa më kompromentuese, dëgjova edhe sot. Nëse ti thua unë e kam me ligj që nëse më hyn në territorin e institucionit kushtetues të paralajmëroj dhe pastaj do të qëlloj. Nuk ke nevojë të thuash nuk i vramë ne, por vranë njëri-tjetrin. Ka diçka që nuk shkon dhe nuk dimë gjithë anën ligjore, sesi jepet urdhri, si janë shkallët, ka diçka që është shkelur, se kush vepron. Ka thënë Kryeministri qëlloni? Nuk ka Kryeministri tagrin për të thënë qëlloni, e ka ligji dhe e ka përcaktuar. Komandanti i gardës nëse është e vërtetë, që komandanti s’ka dashur të qëllojë dhe ka marrë urdhër, është shkelur ligji. Duhet të thotë e kam unë kompetencën, nuk e ke ti. Nuk është shteti i ligjit, por është shteti i personave.
Rakipi: Shto këtu fshirjen e momentit të kamerave.
Lubonja: Serverat, kanë fshehur rrahjen, goditjen, nuk dimë filmimet dhe kur ka ndodhur, ka pasur tentativë për të thënë këta janë vrarë me njeri-tjetrin, për të ngritur këtë akuzë ndaj qeverisë. Kishte doktorët që thanë janë vrarë nga afër. Dmth kemi të bëjmë me një situatë që tek e fundit të çon te situata e një shteti, siç thatë ju këtu s’ka demokraci, s’ka demokraci pa drejtësi, kur s’ka drejtësi që kontrollon pushtetet e tjera, atëherë gjëja degjeneron në luftë bandash.
Rakipi:Ngjarjet precipituan, sa Berisha e humbi, që tha një grusht shteti nga Presidenti, Prokurorja, nuk lejoi ndalimin duke thënë që po më arrestohet zinxhiri i gardës. Një kolegu ynë në një TV matanë nesh, tha si është e mundur që mund të ndalohet zinxhiri i Gardës? E humbën toruan deri në atë masë që u konsiderua një puç, një grusht shteti edhe sot Berisha pas pesë vjetësh rikonfirmoi të njëjtën gjë.
Lubonja: Nuk kishte grusht shteti në 21 janar
Lubonja:Po të shohësh historinë e shteteve autoritare mund të kesh situata që sulmohet një President, ndodhin gjëra të tilla, puçe, grushte. Unë mendoj se ka pasur një tentativë më shumë për të krijuar këtë imazh, për ta destabilizuar Berishën, për ti dhënë goditje politike. Po nga këtu deri te fakti që janë bërë të gjithë bashkë me President, Prokuror në një marrëveshje për ta rrëzuar e për ta bërë puç e tejkalon. Mendoj se qëllimi i opozitës ishte të krijonte imazhin dhe të godiste ndoshta duke shpresuar se do ta diskretitonte qeverinë, imazhin e një revolte të madhe popullore ndaj një qeverie të korruptuar, normalisht, ky popull nuk revoltohet.
Lubonja: Drejtësia e kapur nga politika, mungesa e saj ka sjellë ngjarje të rënda
Rakipi: Të kalojmë të drejtësia, katër të vrarë gjithsej tre vjet burg, duket që drejtësia është e kapura e madhe në këtë rast. Siç tregojnë të gjitha rastet, sidomos në këtë rast që është një rast i pastër, vrasje shtetërore politike.
Lubonja: Dëgjova edhe sot pjesëtarë të opozitës se probemi i drejtësisë është i madh dhe nuk është hera e parë në historinë e Shqipërisë, po ta shohim nga 1991 e këtej s’flasim më parë, sikur të kishte funksionuar si pushtet i pavarur drejtësia, sikur të mos kishte qenë drejtësia e kapur nga forcat politike, nga mazhoranca, Shqipëria do të kishte ecur shumë përpara. Është drejtësia që filtron, politikani i korruptuar kapet, ai tjetri nuk bën më korruspion. Ngjarjet që ka ndodhur në Shqipëri, piramidat, po të kishte funksionuar një Prokurori, mos të ishin të lidhura ca me politikën, ca me gazetarinë, 1997 do të kishe ndalur. Partitë do të ishin pastruar edhe më mbrapa, shumë ngjarje të korrupsionit. Në një drejtësi që nuk funskionon të lë në pellg, kthehen-rikthehen të njëjtët aktorë, do të kishte pasur dinamikë tjetër Shqipëria, kjo lloj drejtësie është kundër tyre, si mund të ndërtohet një drejtësi e pavarur prej tyre? Na çon te debati që kemi bërë më herët, ça është kjo reforma në drejtësi që bëhet sot, është vërtetë një reformë që kërkon të krijojë një drejtësi të pavarur apo tentativë për ta kapur Edi Rama? Po dëgjoja sot deputetët e Edi Ramës, përmendin fjalën burg, duket sikur do të futim në burg ne jo drejtësia. Në 2005 Klani i Zemunit, akuzat që bënte për rruspat Saliu dhe popullit i thotë ky do të vërë drejtësi. Në demokraci ti nuk merr dot atributet e drejtësisë. Ky është halli i madh, kush është më i forti sundon, Berisha tha ky ishte një puç, edhe mbaroi historia. Edhe Ina Rama plumbat i çoi në Amerikë. Atëherë ti nuk je shtet. Unë nuk kam besim te kjo ekspertiza këtu sepse e ka kapur ky. Që në këtë moment nuk ka shtet.
Lubonja:Rama po tenton të kapë drejtësinë, ka shumë problem vetë me këtë ngjarje
Rakipi:Katër të vrarët janë njerëz të opozitës, ajo premtoi se me ardhjen në pushtet do vinte përpara drejtësisë vrasësit. Sot problematikat shkonin te drejtësia, po ta shohësh në njërin kënd duket sikur ka të drejtë, 27 muaj dosja fle në Gjykatë, edhe pak mandat kanë dhe duket se Kryeministri nuk duhet të bërtasë, por duhet ta zgjidhë. Pse kjo britmë që e ka fajin drejtësia?
Lubonja: Rama ka shumë probleme në këtë ngjarje. Ka faje vetë për këtë ngjarje, ka probleme, gjithë ajo ngjarje u krijua për kasetën e Ilir Metës. Tani Ilir Metën e ka pjesë të rëndësishme. Drejtësia e plotë ndan për një krim fajtorët dhe s’ka pikë dyshimi që faji është te vrasësi, por dhe nxitësit që e çuan në kasaphanë kanë përgjegjësinë e tyre dhe para drejtësisë, jo vetëm morale.Edhe ne nuk i dimë me saktësi ligjet. Kam lexuar një libër »Mbytja e Katerit të Rades«, a donin ti mbysnin, ajo anija që i shkonte mbrapa, ajo ndoshta nuk donte ti mbyste donte ti frikësonte, mirëpo iu afrua aq afër sa i mbyti, apo valët. Pra ti s’ke dhënë urdhër, por ke dhënë urdhër afrohu zjarrit deri në një pikë. A ka përgjegjësi? Kur flitet për drejtësi të gjitha aspektet të gjitha krijojnë një handikap për ti dhënë secilit drejtësinë që meriton.Këtë lloj drejtësie nuk e duan.
Lubonja: Drejtuesit e PS-së duhet të kishin qënë vetë në krye
Rakipi: Nga qeverisjet tona sidomos nga të majtët, dua të dal te të vrarët, ishin shumë të varfër dhe për rrjedhojë edhe familjet, shteti i vrau këta, ndërpreu edhe jetën e familjes edhe jetën ekonomike. Kryeministri këta dje thotë ishin dëshmorë, sot thotë janë viktima, ka frikë të paguajë dëmshpërblimet, ju jeni ekspert i kësaj pune, keni qenë i dënuar. Çdo qeverisje që vjen e kanë hall, edhe me të vetët që të majtët fituan shumë me vrasjen e tyre.
Lubonja:Sa i përket dëmshpërblimit qoftë dëshmor, qoftë viktima dëmshpërblehet. U mbyt një anije në Itali para ca kohësh. Janë viktima nga faji i kapitenerisë, por kompania jep dëmshpërblim, shlyen dëmin. Ajo puna dëshmor, viktima këtu… Dëshmor ju duhet se quajnë dëshmorët e partisë së tyre. Atë nuk e përdorin më, jo për çështje dëmshpërblimi, ndoshta për shkak të zbutjes se është Ilir Meta them unë. Viktima, dëshmor, martirë apo ç’mund të quhet, për mua janë njerëz të përdorur. Dmth shiko ka një problem që ajo që mungon, duhet të kishin qenë vetë në ballë, ne nuk mbajmë përgjegjësi ça bën populli, është formulë e pamoralshme, e para ishin aktivistë të PS, një pjesë nga ata. Tani s’mban ti përgjegjësi për njerëzit që çon aty? Mban përgjegjësi. Ke demostratë, do tregosh forcën, e tregon me numrin e njerëzve. Ça ndodh zakonisht në këto lloj protestash. Nga ky numër i madh del një grup ekstremist që e prish protestën.
Add new comment