Trump godet sërish: “Obama dhe Clinton krijuan ISIS”. Fareed Zakaria kërkon shpjegime racore për suksesin e tij
Donald Trump ka provokuar edhe njëherë opinionin, kësaj radhe me një akuzë të rëndë për administratën aktuale në Washington. Duke folur në Biloxi, Mississippi, kandidati republikan ka akuzuar presidentin amerikan Baracka Obama dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, si krijues të Shtetit Islamik. “Ata e krijuan ISIS. Hillary Clinton krijoi ISIS-in bashkë me Obamën", tha Trump(http://edition.cnn.com/2016/01/02/politics/donald-trump-barack-obama-hil...). Nuk ka dhënë asnjë fakt apo dokument për këtë, por fushata elektorale po hyn në një fazë ku kandidatët si Trump kanë nevojë të mbajnë “lart” stekën e spektaklit. Para disa kohësh shumë zëra afër republikanëve në media, aluduan se Trump me këtë lloj fushate po bën lojën e demokratëve, të cilët edhe i ka financuar shpesh. Vetë miliarderi nuk ka thënë ndonjë gjë të madhe për politikën e jashtme, por është mjaftuar me disa përcaktime shumë praktike si: Meksika dhe Kina po na marrin tregëtinë, se ndërhyrja në Irak në vitin 2003 ishte gabim i madh. Se në Lindjen e Mesme duhen lënë të zihen dhe SHBA të mos ndërhyjë etj.. Gjithsesi ai po udhëheq të gjitha sondazhet dhe për të kuptuar këtë sukses të qëndrueshëm të tij, po kërkohen shumë shpjegime. Fareed Zakaria shkruante dje në Washington Post se shumica e njerëzve që mbështesin Trump janë nga Qendra e SHBA-së, sipas këtij autori “një ndryshim pushteti po ndodh në SHBA. Klasa punëtore e të bardhëve nuk e shikon më veten si elitë. Por në një kuptim, ata janë krahasuar me të zinjtë, hispanikët, vendasit dhe shumë imigrantë. Ata ishin zemra e ekonomisë amerikane, shoqërisë së saj, në të vërtetë identitetit të saj. Ata nuk janë më. Donald Trump po premton se ai do ta ndryshojë këtë dhe do t’i bëjë të fitojnë sërish. Por ai nuk mundet. Asnjë nuk mundet dhe thellë thellë ata e dinë këtë”.
Add new comment