Edhe Bamir Topi i zhgënjyer nga klasa politike: Asgjë s’ka ndryshuar, siç ishim jemi

Postuar në 28 Dhjetor, 2015 12:19

Në një aktivitet të partisë së tij, ish-presidenti Bamir Topi nuk e ka fshehur zhgënjimin nga klasa politike dhe sidomos nga qeveria e pas vitit 2013. Ndonëse në koalicion parazgjedhor me të majtën për zgjedhjet e pushtetit local, Topi ka konstatuar se Shqipëria është në një kaos politik dhe se gjendja është e njëjtë me atë që ka qenë edhe para zgjedhjeve.

“Shqipëria po kalon një situatë të një kaosi politik. Asgjë s’ka ndryshuar, siç ishim jemi”-deklaroi Topi Topi paralajmëroi një prishje të aleancës me të majtën, duke thënë se FRD nuk mund të lejojë që të tjerët të ngrihen mbi dinjitetin e saj.

“Ne  dhamë arsyet pse u futëm në një koalicion me pushtetin vendor. Do presim janarin, po në shkurt do t’I biem shkurt. Çdo forcë qëndron në filozofinë që nuk mund të ngrihet mbi dinjitetin.”-theksoi Topi

Comments

Submitted by Gjon Fisku (not verified) on

Bamir Topi, eshte si puna e camcakizit, qe shtypet e merr forme si te duash. Nuk ka karakter te forte. Kur e kishte ne dore, si President, kishte frike nga Sali Berisha -kryeminister, i cili, e akuzoi edhe si pucist, edhe si njeri qe tentoi te beje grusht shteti, dhe nuk reagoi ne menyre institucionale, por me deklamime foshnjarake qe edhe piciruket talleshin me te. Bamie Topi, eshte burre pa gjunje. Nuk mund t'i shkoje njeri prapa dhe te mobilizoje njerezit, per te bere opozitarin. Kurre nuk i afohet populli Bamir Topit. U vertetua edhe ne te dy zgjedhjet e fundit. Ai ka elektorat sa nje autobuz urban.
Bamir Topi, eshte politikan i dshtuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.