"Sikur ministrja e Kulturës të mos ishte mendjehapur, libri "Vrima" nuk do merrte çmim"

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 10:50

Poetja që u vlerësua me çmimin Lumo Skëndo, Rita Petro ka komentuar reagimet e shumta që ngjalli dhënia e çmimit për librin e saj "Vrima". Duke i quajtur mllefe komentet në rrjetet sociale apo rrethet mediatike ajo e quan çmimin produkt të politikës mendjehapur që po ndjek Ministria e Kulturës dhe personalisht ministrja Kumbaro që vjen nga rrethet letrare. Poetja ndoshta pa dashur ka zbuluar se çmimet letrare janë atribut i ministrave e shijeve të tyre dhe jo i jurive që ngrihen për këtë qëllim, duke përgënjeshtruar si drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani ashtu dhe kryetaren e jurisë Dhurata Shehri që thanë se ministrja Kumbaro nuk ka gisht në këtë çmim.
"Lidhjet e mia me politikën lënë shumë për të dëshiruar… po unë po ju them diçka, se sikur ministrja aktuale e Kulturës të mos ishte mendjehapur, sigurisht nuk do të më jepte çmim, pasi në poezinë time nuk mungojnë mesazhe të tilla poetike"- shprehet Petro në një intervistë për Gazeta Shqiptare.
Sipas saj vargjet e përzgjedhura janë nxjerrë jashtë kontekstit nga poema e parë dhe është abuzuar me të… "Në “Poemën e fundit për dashurinë” ato vargje që janë aq të drejtpërdrejta dhe të thata, stilizohen në mënyrë të tillë, me qëllimin që të godasin, sikurse në jetë. Vajza është ushqyer me përralla dhe askush nuk i ka folur për aktin seksual. Dhe ai mbetet i tillë në vetvete, pa mundur të kombinohet më vonë me ndjenjën e vërtetë të dashurisë. Të njëjtën gjë ndjeva dhe unë me turmën dhe disa media, që ma përplasën në fytyrë vargun tim: “Tani je në dorën time!”"-Shprehet poetja. Ajo thotë se turma u acarua nga disa media dhe grupi i atyre që shkruajnë gjithnjë për inate politike, grupi i atyre që janë aktivë në fushën e letërsisë e ndihen të konkurruar dhe, së fundi, grupi i njerëzve që kanë shije tjetër për letërsinë.

Comments

Submitted by Gjon Gjin Gjoni (not verified) on

Vrima, i dha Vrimes cmimin e pare.
Rrofte Vrima
Rrofte Vrima qe ja dha Vrimes.
Rrofte Vrima, dera e jetes.
Rrofte Vrima, se pa Vrime, nuk do te kishte Vrime.
Rrofte Vrima, qendra e botes.
Rrofte Vrima, se pa vrime, nuk do te kishte lufte.
Rrofte Vrima, se pa vrime, nuk do te kishim paqe
Rrofte Vrima, celesi i jetes.
Rroft Vrima, se pa vrime, nuk ka vrime.
Vrima, vrima, vrima,
Vrima qendra e botes.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ministrja e ka mendjen e hapur dhe te shqyer biles per krehjen e paster te parase publike . Andej nga soros e nga Piro Misha ku ka punuar tregojne mynxyra ne kete drejtim por si ministre nuk po mbahet fare.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Mua me shume se mendjehapura, keto me duken si shalehapura.

Submitted by biologu (not verified) on

Ne foton e mesiperme paraqiten dy vrima me madhesi te ndryshme.Dikur,ne Shenpeterbug te Rusise,Poeti i Madh Rus PUSHKINI,po bente nje shetitje ne mbremje buze Nevës,nderkoh dy femra,qe nga kati i dyte i nje pallati,i therrasin Pushkinit dhe i kerkojne qe ai tju thurte nje vjersh per bukurine e tyre. Pushkini ngriti koken ne drejtim te tyre dhe duke qeshur ju drejtua ne moment me vargjet e kerkuara per to: "Në qiell po ndriçojnë dy yje,ne ballkon dy "vrima" me dimensione te ndryshme",qe ne gjuhen Ruse shprehen me rimë.

Submitted by Metafora e Qeverise (not verified) on

Cmimi per "Vrimen"
eshte shenja qe poezia ne fjale eshte po aq e pafajshme
sic eshte vete Qeveria Rama:

nuk merret vesh ku fillon Burri,
apo gruaja e tij
mos eshte gruaja e Tjetrit
apo dashurorja e te parit dhe
kush e ka te Drejten e Nates se Pare…

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.