"Atelier 4", fituesi pa dashje i punëve projektuese të qeverisë
Urbanisti Besnik Aliaj ka ndarë me publikun një eksperiencë nga konkursi për bypass-in e Gjirokastres. Ai sjell në vëmendje një episod qe sipas tij ka nxjerrë zbuluar qeverinë dhe ka vërtetuar zërat për tendera me fitutes të paracaktuar dhe preferuar për punët publike. "Hapet konkursi i qeverise dhe del nje vajze e "sinqerte" qe pasi hap konkursin, thote rregullat e lojes me seriozitet maksimal por ne fund ben nje "gafe" frojdiane e shkreta ... duke thene ne publik me plot goje dhe me bindje: E hapim konkursin me prezantimin e studios fituese Atelier 4". Dhe sikur mos mjaftoje kjo juria edhe pse u mundua te lante (me falni) "mutin me shurre" ishte aq e pacipe dhe arrogante sa te shpallte ne fund zyrtarisht dhe publikisht fitues Atelier 4 ??!!! ... Tmerr! Turp! Skandal! Jam pa fjale-shkruan Aliaj. Në fakt "Atelier" 4 nuk është një emër i padëgjuar për publikun. Kompania e ish-këshilltarit të Edi Ramës në bashkinë e Tiranës, Alban Eftimi është denoncuar nga opozita si firma e privilegjuar për në tendera publikë.
Është po "Atelier" që po bën ndërhyrjen mes Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Brendshme, sheshi që pretendohet t'u kthehet qytetarëve dhe të hiqen rrethimet mes këtyre institucioneve.
Në pjesën më të madhe të ndërhyrjeve për qendrat e qyteteve, ka punuar "Atelier 4". Në rrethet e arkitektëve në Tiranë, padyshim nuk fshihen zërat se Alban Eftimi është i preferuari i qeverisë në përzgjedhjen e punëve të mëdha dhe me shumë lekë.
Add new comment