Rama-ambasadorëve: Mos u besoni thashethemeve për qeverinë. Europa nuk duhet të mbajë turpin e izolimit të Kosovës (Video)

Postuar në 19 Dhjetor, 2015 21:07

Në pritjen e fundvitit me ambasadorët, kryeministri Rama bëri një bilanc të qeverisjes së tij dy vjeçare dhe sfidave që Shqipëria ka përpara.. Kryeministri e vuri gishtin në plagë, duke folur për një sistem drejtësie ende të korruptuar, por edhe për një shoqëri që vuan nga kanceri i thashethemeve, sipas tij me ndikim edhe tek ambasadorët. “Një thashethem është një kancer shoqëror, është shumë e vështirë ta përmbash dhe të mos lejosh që të ndryshk trurin e njerëzve. Sidoqoftë rreziku real është që shumë njerëz t’i gjejnë thashethemet si diçka të gëzueshme dhe kjo është pjesa që krijon infeksion. Në këto raste thashethemi është i gatshëm të bëhet i vërtetë dhe është e vështirë të besosh se ku fillon informacioni dhe ku mbaron thashethemi. Fatkeqësisht ne jemi në këto kushte dhe është me rëndësi të madhe themelore ajo që bëmë me votën për ligjin e dekriminalizimit”-u shpreh kryeministri.

Rama tha se nga viti që vjen do të nisë faza e parë e reformës në shëndetësi ku shërbimi i mjekut të familjes do të ofrohet falas si dhe një proces i ri regjistrimi I popullsisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Ai  ka komentuar edhe reagimet që kanë shkaktuar aksionet e qeverisë, duke parë anën pozitive të medaljes që sipas tij është shenja e ndarjes nga e shkuara.

“Manifestimet e pakënaqësisë së menjëhershme që cdo qasje reformuese dhe çdo proces transformues rrënjësor provokon në një trup të shëndetshëm, por të gërryer nga pakujdesia, neglizhenca, abuzimet dhe antalgjikët përgjumës për vite me radhë, unë i lexoj si shnjea vitaliteti dhe sensibilizimi në një udhëkryq ku sot ndodhet vendi, midis inercisë së të shkuarës ku reformat u shtynë për mandatin e ardhshëm dhe bindjes sonë në të tashmen se nuk ka asnjë minutë për të humbur dhe reformat duhet cohen përpara me vendosmëri duke përballuar të gjitha kostot dhe dhimbjet që nuk mund ti ndajmë me gjneratën tjetër”-deklaroi Rama.

Rama ka denoncuar edhe politikën europiane ndaj Kosovës, duke e quajtur mosrekomandimin për liberalizimin e vizave si izolim.” Shpresoj që Kosovës ti hap një orë e më parë rrugën për ti dhënë fund absurdin e madh të Europës, pasi është një popull shumë i vogël i mbajtur peng i izolimit që krijon viza. Është një turp që Europa nuk mund ta mbajë kaq gjatë, pasi është një izolim që i përjeton jo vetëm populli i Kosovës, por dhe rajoni më gjerë”-theksoi kreu i qeverisë.

RAMA PER THASHETHEMET by trelosjermatis

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Pse ti vete o z.Kryeminister, te merr mendja se jeton dot pa thashetheme ? Kurre ne bote. Kurse ambasadoret, kudo e kurdo ne bote,, fillojne e mbarojne diten e punes, (ne rast se quhet pune) me thashetheme, nga me te ndryshmet e te larmishmet, duke filluar ato me karakter seksual, politik, ekonomik dhe deri tek ato per jeten private te qeveritareve ne vendet ku ata sherbejne. Vete jeta eshte nje thashethem. Shqetesimi juaj, per kete problemin e thashethemeve, jo vetem i shqiptareve, qendron ne ate se, thashethemet qe dalin nga sirtari juaj, transformohen e kethehen ne legjenda urbane, te cilat ne shume raste po ju kethehen mbrapsht duke ju demtuar imazhin. Prandaj, nuk e dij ku e gjeni forcen t'u kerkoni te huajve qe mos te besojne se c'fare flitet per TY. Kurajo me tejkalim mase ! Po je i zoti, gjej burimin e thashethemit, dhe diskreditoje, perpara se te te hane koken. Deri tani, kemi degjuar vetem perralla nga ju per vendosjen para drejtesise kriminelet, hajdutet, te kooruptuarit, tradhetaret, etj, etj. Bathe, bathe, e asnje koqe i thone nga jugu, ndersa veriu (qe e ke qejfe) i thone asht t'uj luftue me eren. Deri tani, ky jeni Ju. Kemi shpresuar shume tek ju, por nga pritshmeria e madhe, nuk doli asgje. I vetmi ngushellim, eshte qe nuk kemi Saliun, por te kemi ty. Sa per te tjerat, shume pak gjera po shkojne drejte normalitetit. Koorupsioni, ka filluar te shtohet per dite nga ministrat t'uaj, duke bere zullume edhe me te medha se me pare. Ku e gjejne guximin, nuk e kuptoj, ne mos jeni juve prapa korupsionit te ketyre ministrave. Pavaresisht ketyre qe thashe, edhe njehere theksoj, boll qe nuk kemi Saliun ne krye. Tung.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.