Korrupsioni dhe ndikimi politik, shkaqet kryesore që nxisin informalitetin në Shqipëri
Korrupsioni dhe ndikimi politik janë shkaqet kryesore që nxisin informalitetin në Shqipëri.Ky është një ndër përfundimet e anketës së zhvilluar nga Sekretariati i Këshillit të Investimeve te 100 biznese, ku u evidentuan problematikat dhe sfidat kryesore për një reformë të qëndrueshme dhe të suksesshme ndaj informalitetit. Më tej arsyet e tjera të perceptuara nga sipërmarrja private lidhen me taksat e larta, qendrueshmëria e ligjeve, konkurrenca e pandershme etj.
Monitor raporton se rreth 67% e bizneseve pranojnë se informaliteti është kosto dhe jo për fitim, por megjithatë ka ende shumë vështirësi në treg që pengojnë formalizimin. Ndër më kryesorët janë sistemi tatimor dhe niveli i punonjësve tatimorë, aksesi në financim si dhe qëndrueshmëria e reformave që ndërmerren.
Sekretariati i Investimeve ngriti disa kërkesa dhe rekomandime për qeverinë, ku ndër më të rëndësishmit është hartimi sa më parë i një strategjie afatgjatë për të luftuar informalitetin.Anketa nxjerr në pah vlerësimet për klimën e të bërit biznes në Shqipëri dhe faktorët që e rëndojnë atë.Kompanitë rendisin si faktorët kryesorë pengues për të zhvilluar aktivitete kreditimin nga bankat dhe taksat e larta.
Sipërmarrja private e anketuar ka bërë disa sugjerime për qeverinë sesi mund të reduktojë informalitetin, nga të cilat: zbatimi i ligjeve, ulja e taksave dhe thjeshtimi i proçedurave, janë tre elementët ku sipas biznesit qeveria duhet të ndërhyjë.
Comments
E kujt ja merr mendja, se me
E kujt ja merr mendja, se me miratimin e ligjit te dekriminalizimit, reformes ne gjyqesor do te eleminohet korupsioni ne Shqiperi, e ka plotesisht gabim. Une nuk i besoj me askujte ne kete vendit tone te mrekullueshem, qe e ka bekuar perendia, por c'e do, po vete perendia, ka mallkuar njerezit. Nuk ke nga e fillon. Kemi 25 vjet, jemi bere me te politizuar e te shkalafitur nga trute se sa kemi qene 45 vjetet e largqoftit qe edhe ne enderr kur na del, na tremb gjumin per nje jave, se mos na ngjallet. Bile kam degjuar qe nje te njojturit tim, i kishte dale ne enderr sikur u ngjall dhe kishte vajtur tek varri mbasi nuk e besonte, dhe vetem atehere, mbasi u sugurua qe ishte brenda e nuk kishte dale jashte, u largua i qete, por, megjithate, i dilte perseri naten ne enderr dhe i thoshte qe ju kam lene me amanet poshte ne dyrnjane t'uaj, dr.pr. Sali Berishen, qe t'i ketheje permbys te gjitha ato vepra qe une lashe per se mbari ne atdheun tone. A e moret vesh, une nuk besoj se do te rregullohet shpejt kjo pune, sa te jete i pa cenuar SALIBERISHA & Co.
Add new comment