Përqasja e të akuzuarve për terrorizëm me opozitën. Fadil Myslimani thirrje për xhihad Lulzim Bashës
Një nga 9 të akuzuarit për rekrutim të luftëtarëve shqiptarë në Siri deklaroi se përpjekjet e opozitës nuk mjaftojnë për të rrëzuar diktaturën që sipas tij është instaluar në Shqipëri. Në seancën e radhës në Gjykatën e Krimeve të Rënda Fadil Myslimani këshilloi liderin e opozitës Lulzim Basha të ndryshojë strategji për të arritur objektin që sipas tij është paqja në islam.
“I them Lulzim Bashës se ore Lulzim nuk hiqen diktatorët me ledhatim. Duhet t’i japim besën kalifatit se vetëm ai sjell qetësi dhe paqe në Shqipëri ndaj hajdutërisë. Kjo që po bëhet në Lindjen e Mesme është me plot gojë kryqëzata ndaj islamit. Vetëm xhihadi shporr diktatorët, O Zot në udhëzo në xhihad”-deklaroi Myslimani në sallën e gjyqit.
I akuzuari tjetër Gert Pashja tha se procesi është i manipuluar dhe se do vijë edhe koha e myslimanëve. “Iku komunizmi, do iki edhe demokracia e do te triumfojë islami”-deklaroi Pashja. Orion Reçi tha se nuk ishte pjesë e asnjë grupi apo organizate terrosite dhe se distancohej nga deklarata e Fadil Muslimanit për mbështetje ndaj ISIS. “Nuk mbaj përgjegjësi dhe nuk jam dakord me deklaratat e të tjerëve”-theksoi Reçi.
Comments
Mjere opozita dhe Lul Basha,
Mjere opozita dhe Lul Basha, me mbeshtetes qe ka, si ky me siper. Mos qofte me kjo opozite, qe te inspirohet nga ky model. Pika qe s'i bie. Poshterim me te madh nuk ka, qe mund t'i behet opozitarizmit, dhe vecanerisht "liderrrit" te saje, Salulbashes.
Add new comment