Në pritje të shëndetësisë falas, shqiptarët kanë shpenzuar 43 milionë euro në spitalet private

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 12:56

Biznesi i spitaleve private në Shqipëri ka njohur një rritje dyshfrore gjatë vitit 2014, ndërsa shumë shqiptarë duket se kanë preferuar alternativën e kurimit privat, përballë shërbimeve të dobëta apo të munguara që ofron sot sistemi shëndetësor shtetëror.

Sipas të dhënave nga bilancet përkatëse, pesë spitalet dhe klinikat kryesore private në vend, Spitali Amerikan (Univers-Alb), HYGEIA HOSPITAL – TIRANA, Salus, Spitali Gjerman (CARDIO & DIAGNOSTIC CENTER HAMBURG / TIR), Klinika Gjermane e Syrit, Spitali Europian kanë qarkulluar në total rreth 6 miliardë lekë, apo rreth 43 milionë euro, me një rritje prej gati 18% në raport me 2013-n.

Këto para që shqiptarët kanë shpenzuar për t’u kuruar në spitalet private, janë gati sa 75% e shumës që paguan taksapaguesit për sigurime shëndetësore po në vitin 2014. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shëndetësore për 2014-n ishin rreth 8 miliardë lekë dhe pritet të arrijnë në 9.2 miliardë lekë në 2015-n.

Monitor

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.