Moodys paralajmëron rreziqet të shtuara për Shqipërinë nga niveli i lartë i borxhit
Agjencia e vlerësimit Moodys paralajmëron një dështim për të stabilizuar deficitin fiskal dhe nivelin e borxhit publik që sipas saj, do të dëmtojë perspektivën e qëndrueshme të vendit.
Sfidat kryesore të kreditit të Shqipërisë lidhen me raportin e lartë të borxhit, që Moody pret të arrijë kulmin në mbi 73% të PBB-ë në vitin 2015, para se të bjerë në rreth 70% në vitin 2016, si dhe kërkesat e konsiderueshme të huamarrjes bruto të vendit, edhe pse rreziqet e rifinancimit janë zbutur pas emetimit të eurobondit të dytë prej 450 milionë euro nëntor të vitit 2015. Treguesit fiskalë u përkeqësuan ndjeshëm gjatë vitit 2013 në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Agjencia e vlerësimit vleëson pozitivisht punën e qeverisë shqiptare me institucionet multilaterale, të tilla si FMN dhe Banka Botërore. Këto marrëveshje kanë për qëllim përmirësimin e qëndrueshmërisë së strukturës së brendshme të borxhit të vendit, që ka një maturim mesatar të shkurtër dhe një mbështetje të lartë në sistemin bankar vendas, i cili në vetvete është ngarkuar me vëllime të mëdha të kredive me probleme.
Për më tepër, vazhdimi i progresit në reformat e gjithanshme të sektorit të energjisë të Shqipërisë, me mbështetjen e Bankës Botërore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe për parandalimin e rritjes së detyrimeve të pashlyera të qeverisë.
Moody komenton më tej se se progresi i suksesshëm sa i përket reformave pozitive strukturore të kredisë, veçanërisht trajtimi i korrupsionit, forcimi i të drejtave të pronësisë dhe efikasiteti gjyqësor, do të çojnë në përmirësimin e konkurrencës dhe do të rrisin tërheqjen për të bërë biznes.
Monitor
Comments
Moodys, me duket kesaje
Moodys, me duket kesaje rradhe "ja ka fut kot", mbasi ne, kemi 60 vjet fukarenj, jemi mesuat me tollona, kemi ngrene bar, jemi ngopur me buke dhe fisheke (qe mos ta na mungonin kurre), kemi pare punen e te tjereve dhe asnjehere punen tone, granit ne buze te Adriatikut, qendra e botes, delirante skandaloze, pordhemedhenj si asnji tjeter, bark bosh, ne vend te truve kemi kashte, mbasi na kane drejtuar e drejtojne koke kashtat, qe i kemi vendosur po vete ne, dhe keshtu nuk kemi pse i kritikojme, mbasi ne vete jemi te tille. Popull kashte. Lexoni te madhin Fishte, para 103, vjeteve, kur flet per shen Palin e shen Pjetrin, me anijen ne Shengjin. Gjithemone aktual. Prandaj, ne kemi qene, jemi e do te jemi, pa breke, barkbosh, pordhemedhenj e koke bosh. A gabon apo jo MOODYS ?
Add new comment