Analisti rus: Pas Ukrainës dhe Sirisë, radhën e ka Shqipëria
Analisti rus, Viktor Veritof në artikullin me titull "Ukraina dhe Siria u hodh në erë, tani radhën e ka Shqipëria" botuar në revistën "politrussia. com" shkruan se Shqipëria është vendi i radhës ku do të kryqëzohen interesat e amerikanëve dhe turqve. Ai shkruan se "Ballkani ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane të cilën kërkon ta ringjallë presidenti i sotëm i Turqisë, Erdogan. Sot ndikimi i Turqisë është shumë i fortë, sidomos në vendet me shumicë myslimane, si Bosnja dhe Shqipëria. Ajo po tregon një kujdes të veçantë për Shqipërinë që edhe pse një vend i vogël ka ambicje të mëdha. Ekzistojnë të gjitha premisat për një skenar si ai i Ukrainës apo Sirisë"-shkruan Veritof. Analisti rus i referohet mbështetjes që i jep Turqia idesë për të krijuar Sqipërinë e Madhe. Sipas tij një bashkim i Shqipërisë me Kosovën do të ngjallte reagimin e ashpër të Serbisë dhe do të ishte premisë për një konflikt të ri në Ballkan që do t'u shkonte për shtat intersave turke dhe atyre amerikane. Zhvillimet e fundit në Kosovë me një destabilitet në rritje të jetës politike dhe me artikulimin e hapur të kërkesave për bashkim kombëtar nga opozita kosovare shkojnë në këtë linjë. Ndaj deklaratave të Albin Kurtit se njeh vetëm flamurin e Shqipërisë pati përkrahje edhe në Tiranë në një protestë të mbështetur nga një listë intelektualësh të deklaruar si të ndjeshëm për çështjet kombëtariste. Kristos Kalogieropulos, sudiues i çështjeve të Sigurisë për Mesdheun e sheh si një qajse realiste këndvështrimin e analistit rus nisur nga konsideratat se Shtetet e Bashkuara me zhvillimet e fundit në Siri duan të rrëzojnë çdo influencë të Rusisë në Ballkan. Ndaj ai e sheh Shqipërinë si një minë me sahat, duke sugjeruar që Greqia të jetë e përgatitur për çdo skenar që do të synojë destabilizimin e Ballkanit.
Add new comment