Rasti i deputetes Dade dhe premtimi për "Rilindjen e sigurisë së pronës"(video)

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 19:40

Para tri ditësh u publikuan në media disa debate në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste mes deputetes Arta Dade dhe ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri(http://www.respublica.al/2015/12/03/tani-ankesa-për-moszbatim-ligji-edhe-nga-deputetë-të-ps-së-dade-flet-për-ndërtim-pa-leje). Shkak është një ndërhyrje në pallatin e deputetes nga një person që sipas saj "ka financuar fushatën dhe ka lidhje Lart". Ministri i Brendshëm citohej të jetë shprehur se "zotëria ka treguar se ka leje nga Bashkia", ndërkohë që Bashkia thotë se leje nuk ka. Një ping pong tallës dhe karagjoz mes Tahirit dhe Erjon Veliajt që siç dihet nga të gjithë në PS urrehen...Politikisht kuptohet. Por a është ky rasti i vetëm kur qytetarët ndodhen në mes të këtij absurdi dhe kur prokuroria bën sikur nuk di çfarë të bëjë? Me siguri që jo. Në rastin më të mirë, kryetari i Bashkisë së Tiranës është një drejtues që krijon pështjellime me letrat që lëshon, si në rastin e shtruar nga Dade, ndërkohë që Tahiri i mban iso kësaj kënge që i vjen për hise. Sa serioze është kjo për një shtet, kur edhe po ta shohim me standardet shqiptare nuk do të duhet të ndodhte, pasi Bashkia dhe qeveria janë në një dorë. Vetëm një bpvit më parë kryeministri aktual mburrej në Parlament se "Rilindja e policisë ishte edhe rilindje e sigurisë së pronës". Në dritën e këtij rasti, por edhe rasteve të tjera kjo nuk rezulton e vërtetë. Dhe për këto si në rastin e Dades ka fakte dhe prova. Më poshtë video ku Edi Rama flet për Rilindjen e sigurisë së pronës:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.