Parashikimet e britanikëve për luftën kundër ISIS
Përballja me Shtetin Islamik nuk pritet të jetë e lehtë. Ministria britanike e Mbrojtjes parashikon se operacioni për të zhbërë xhihadistët do të zgjasë të paktën 3 vjet.
Objektiv i sulmeve do të jenë rafineritë e naftës në veri të Sirisë, aty ky është i përqëndruar aktiviteti ekonomik i Shtetit Islamik.
Ministri Majkëll Falon tha se terroristët do të goditen në zemër të sistemit. Një ditë më parë avionët Tornado të flotës britanike shkatërruan një nga rafineritë më të mëdha të naftës që është në duart e xhihadistëve.
“Ka shumë burime naftëmbajtëse në lindje të Sirisë, të cilat nuk duhet t’i lëmë të shfrytëzohen nga Shteti Islamik për të financuar operacionet e tyre”-deklaroi Falon.
Operacioni I flotës britanike nisi pas aprovimit nga parlamenti të ofensivës ajtore. Avionët ngrihen nga baza e Akrotirit në Qipro dhe ekzekutojnë më pas urdhërat për shkatërrimin e objekteve të Shtetit Islamik në Siri.
Add new comment