Kosova në luftën civilo-verbale
Në përditshmërinë e vrazhdë që të ofron varfëria, ego e përdhosur, mungesa e humanizmit Serb të gjitha zhvillimet politike mbeten pas, së bashku me Albin Kurtin, të shumë përfolurin revolucionar të kohës. Soba është pa dru dhe vatrat janë akoma të nxehta nga gjaku i masakrave të vitit 1999. Si është përditshmëria e një kosovari nga Prishtina në Ferizaj, nga Prizeni në Gjakovë, nga Peja në Mitrovicë e duke vijuar në Zajednica?! Kushtet klimaterike(dëbora), puna dhe familja. Pas 16 vitesh përpjekje të qytetarëve të Kosovës për ti mbijetuar dhe rimëkëmbur atë që iu mohua, një kaos sa mjedisorë po aq edhe shpirtërorë, sa fizik po aq edhe depresiv, përballen sot me luftën civilo-verbale. Si një pasojë e luftës, por edhe si një interes për tu njohur me zhvillimet politike të kohës, nuk ka kosovarë apo edhe shqiptarë mos të kenë dëgjuar mbi lëvizjen “Vetëvendosje” të Albin kurtit”. Asnjë qeverisje nuk është perfekte për aq kohë sa do të ketë vullnete dhe ndërgjegje të ndryshme. Ende pa kaluar në çerek shekullin e parë pas luftës me Serbinë, Kosova po përballet me një tjetër luftë civilo-verbale, “kurbani” i së cilit sërisht pas 16 vitesh është ALBIN KURTI. Prej dy javësh dëgjojë dhe lexojë artikuj të shumtë mbi të:
Mediat: “Pritet Arrestimi I Albin Kurtit”; “Arrestohet Albin Kurti, Aktivistët E VV Qëllojnë Me Gurë Stacionin Policorë, Gaz Lotësjellës Për Të Shpërndarë Turmën”; “Kosovë, Lërohet Pas Dy Orësh Deputeti I Vetëvendosjes Albin Kurti”; “Albin Kurti Përplaset Me Policët Në Kuvend”; “Forcat Speciale Rrethojë Selinë e VV, Ja Moment I Arrestimit Të Albin Kurtit”; “Albin Kurti Nga Burgu: Kundër Nënshtrimit Qeveritar Ndaj Serbisë”…etj. Këto ishin disa nga titujt e marra nëpër website lajmesh që më bënë të reflektoja dhe të pyesja veten disa çaste:
Kush është ALBIN KURTI?!
Kush është ky njeri për të cilin po përflitet anë e mbanë trojeve shqiptare?!
Cili është objektivi i “vetëvendosje”-s në parlamentin e Kosovës?!
Përse etiketohet Albin Kurti si shkaktar për paqëndrueshmëri publike?
Kush është “heroi” i Kosovës, Albin Kurti apo Ballist Morina?!
E pas një mori pyetjesh reflektuese në wikipedia gjeta pak histori mbi Albin Kurtin dhe veprimtarinë e tij politike. Idealet e tij janë në fakt idealet e gjithë qytetarëve të Kosovës që duan një pushtet të pavarur nga ajo Serbe ashtu siç shkruhet edhe në letrën publike që Lideri I VV ka theksuar nga burgu i sigurisë së lartë : “Pyka në politikën Kosovare është Serbe”. Politika është një vorbull që po nuk u trete në të, do mbetesh një precipitat “i huaj’, i patretshëm dhe i pakamufluar tek idealet e saj. E vetmja rrugë është: Ose të modifikohen idealet ose të luftosh me mullinjtë e erës Serbe?! Ka nga ato që Albin Kurtin e shohin si rrezik të politikave të brendshme kosovare por ka edhe shumë nga ata që e shohin si revolucionarin e kohëve moderne të një republike të pavarur dhe të njohur nga shtetet më të fuqishme botërore. Kosova është në një luftë civilo-verbale me veten dhe çështja e “Zajednicës” është vetëm një shkak më tepër për konflikte të brendshm. Pavarsisht tërë situatës konfliktuale dhe luftës civilo-verbale që po shperthen në Kosovë, pavarsisht e njohim ose jo deputetin Albin Kurti, pavarsisht bindjeve tona personale politike, pyetja e vetme është: A është i drejtë arrestimi i Albin Kurtit?! A mundet që pionieri i lirës së Kosovës, njeriu që ka përjetuar terrorin dhe burgjet Serbe të vitit 1999,të jetë kaq i fuqishëm sa ti trembet vetë qeveria e Kosovës?
Frika e arrestimit mos nënkupton edhe frikën nga thënia e së vërtetës?!
Fenomeni Kurti sot në trojet shqiptare nënkupton fjalën e lirë asgjë më tepër, politikat ndryshojnë ashtu edhe vendimarrjet, kurse bindja në atë që thua përbën revolucionin e racionalitetit që mbrohet me argument dhe e idealeve pa kompromis. E duke cituar një thënie të Jakup Asipit që: “ Varfëria ekziston jo pse nuk mund ti ushqejmë të varfërit, por se nuk mund ti ngopim të pasurit.” Kjo mosngopje nga ana e tyre solli edhe arrestimin e Albin Kurtit, teksa lexoja historikun e këtij njeriu e pramendova me trupin e “Che Guevara” në fakt Kurti kishte një ballë që zgjerohej me rënien e flokëve, tipike e djemve të shkolluar, as pamjen e një revolucionari nuk kishte, një pamje e lodhur tipike e atyre djemve që po ju shkon mosha e djelmisë dhe nuk duan ta pranojnë që u burrëruan dhe u zbardhën.
Fjala e lirë është argjend por e drejta është flori, nëse vërtetësia e atyre që u thanë vërtetohet me lëvizjet masive të zgjatura në kohë, jo vetëm për lirimin e Albin Kurtit por edhe kundra ndikimit Serbofilë, kjo luftë civilo-verbale do të marrë përmasa të tjera rajonale.
Add new comment