Britania nis bombardimet në Siri, 4 Tornado kryejnë sulmin e parë
57 minuta pas dritës jeshile nga parlamenti, 4 avionë tornado të flotës ajrore britanike nisën bombardimet kundër Shtetit Islamik. Daily Mail raporton se avionët u ngritën nga baza britanike e Akrotirit në Qipro.
Sipas ministrisë Britanike të Mbrojtjes, dy prej avionëve lëshuan predha Paveëay dhe dy të tjerët Brimstone. Objektiv janë bazat stërvitorevtë Shtetit Islamik dhe rafineritë e naftës. Njsja e sulmeve ajrore në Siri u miratua nga parlamenti me 397 vota pro dhe 223 kundër. Pro bombardimeve britanike në Siri votuan edhe 66 deputetë të opozitës së udhëhequr nga Xheremy Korbin. Bombardimet u nisën fillimisht nga Rusia dhe u pasuan nga sulmet ajrore të ushtrisë franceze në kundërpërgjigje të akteve terroriste të Parisit.
Add new comment