Përgatitje për të pritur emigrantë në kufirin shqiptaro-grek
Policia greke po merr masa për të përballuar një situatë të mundshme emergjence në kufirin me Shqipërinë, të ngjashme me atë që po ndodh aktualisht në kufirin greko-maqedon.Policia maqedonase ka filluar aktualisht ndërtimin e një gardhi përgjatë kufirit me Greqinë, për të kufizuar flukset e mëdhenj të refugjatëve dhe emigrantëve që i janë drejtuar vendit javët e fundit.
Autoritetet greke kanë vlerësuar se një pjesë e këtij fluksi, në pamundësi që të kalojnë në Maqedoni, do të zgjedhin pikat e kalimit kufitar me Shqipërinë.Ditët e fundit, në pikën kufitare të Kakavijës kanë mbërritur dhjetra emigrantë dhe refugjatë. Ata ose vinin nga Idomeni nga kufiri me Maqedoninë, ose nga zona të tjera të Greqisë, me qëllim që të kalonin në tokën shqiptare. Dhe përej andej të tentonin kalimin në brendësi të Bashkimit Europian.
Shefi i komisariatit policor të Janinës, Petros Moskofidis, ka deklaruar se kërkoi bashkëpunimin e gjithë subjekteve lokale, me qëllim që të bëhet parapërgatitja e duhur.
Shefi i komisariatgit të policisë, tha se është rënë dakord me organizatën “Mjekë pa Kufij, kështu që një ekip i tyre të ndodhet në vend sapo të paraqitet nevoja.
“Nëse vende të tjera të Europës vazhdojnë të ngrenë barriera ndaj refugjatëve, atëherë problemi do të mbetet tek ne dhe duhet të jemi të përgatitur... Nuk mund që të lemë pa ndihmuar dhjetra e dhjetra njerëz në Kakvijë. Duhet të organizohemi dhe të jemi të gatshëm për çdo eventualitet” ”, ka deklaruar shefi i policisë së Janinës.
Add new comment